TIRANË - Afrimi i festave ka bërë që të rritet edhe fluksi i shqiptarëve që vijnë nga Greqia në drejtim të Shqipërisë për të festuar me të afërmit.
Siç bëhet e ditur nga pikat e kalimit kufitar në Kakavijë, Gjirokastër dhe në Kapshticë, Korçë, njoftojnë se kanë hyrë më shumë se 8300 qytetarë, shqiptarë dhe të huaj.
Burime nga policia kanë bërë të ditur se, në pikën kufitare të Kakavijës gjatë 24 orëve të fundit kanë hyrë 5874 personave me 1096 mjete. Ndërkaq, gjatë këtyre orëve kanë dalë 3768 qytetarë dhe 861 mjete. Gjithashtu njoftohet se në asnjë prej anëve të kufirit nuk ka rradhë automjetesh
Ndërkaq duket se në Kapshticë, fluksi ka qenë më i vogël. Sipas policisë, kanë hyrë 2513 persona me 663 mjete. Ndërkaq nga kjo pikë kufitare kanë dalë 2004 personave dhe 543 mjete.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com