S'i ndal as COVID për festat e fundvitit, fluks shqiptarësh në Kapshticë dhe portin e Durrësit!

S'i ndal as COVID për festat e fundvitit, fluks shqiptarësh në Kapshticë dhe portin e Durrësit!

Foto e meparshme nga Kapshtica

Vijon të rritet numri i shtetasve shqiptarë të cilët dalin nga Greqia dhe hyjnë në vendin tonë.

Në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës gjatë ditëve të fundit është vënë re rritje e numrit të personave që hyjnë në tokën shqiptare.

Burime pranë pikës së kalimit kufitar në Kapshticë bëjnë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit kanë hyrë 552 persona dhe 133 mjete të tonazhit të rëndë.

Aktualisht në këtë pikë po punohet me 2 sportele ndërsa pritet që në ditët ne vijim numri i shtetasve që do të hyjnë nga Greqia në Shqipëri të rritet edhe me tej për shkak të festave të fundvitit.

Në Pikën e Kalimit Kufitar të Kapshticës, pas masave të vendosura nga shteti grek lejohet hyrja e mjeteve të tonazhit të rëndë dhe e këmbësorëve.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:56
Pavarësisht pandemisë, shqiptarët zgjedhin t'i kalojnë festat në Shqipëri! Fluks në portin e Durrësit

1608465456_portiidurresit.jpg

Në prag të festave të fundvitit shtohet dhe numri i personave që futen në Shqipëri për të kaluar këtë periudhë me familjarët e tyre.

Edhe në portin e Durrësit, këtë të dielë është vënë re një rritje e fluksit të udhëtarëve që hyjnë në vendin tonë.

Autoriteti Portual i Durrësit njofton se ditën e sotme priten që të hyjnë në Shqipëri, 3800 udhëtarë, me 3 tragete, 2 nga Bari dhe 1 nga Ankona.

Aktualisht porti po punon me kapacitet të plotë duke vendosur në funksion 20 sportele.

Ndërkohë janë shtuar dhe masat anti-COVID ku monitorohet gjendja shëndetësore e udhëtarëve në momentin e mbërritjes në port.

/E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet