Festat e fundvitit/ Fluks vizitorësh në Morinë, në Kakavijë kalojnë 90% më pak emigrantë se vitin e kaluar

Pandemia e COVID-19 ka bërë që emigrantët tanë në Greqi të mos kthehen për festat e fundvitit. Në vigjilje të krishtlindjeve në Kakavijë situata është krejtësisht e qetë ku kanë mbërritur 3200 udhëtarë, ose 90 për qind më pak se vitin e kaluar. Por ndryshe paraqitet situata në Morinë, pasi në doganë ka pasur fluks emigrantësh kosovarë që janë kthyer në vendlindje.

Të paktë janë emigrantët që po kthehen nga Greqia për festat e fundvitit. Pandemia e COVID-19 është shkaku kryesor që i ka penguar të vijnë pranë familjeve. Në pikën kufitare të Kakavijës gjatë 24 orëve të fundit kanë hyrë 3200 udhëtarë, ose 90 për qind më pak se vitin e kaluar.

 “Do rrimë nja 15-20 dite, nuk e dimë ne ç’të themi”, shprehet një emigrante shqiptare.

“Jam nga Linza, jam shqiptare ku do vete”, shprehet një emigrante tjetër.

Ndërsa drejt Greqisë kanë udhëtuar rreth 1 mijë persona gjatë 24 orëve të fundit. Ata janë kryesisht punëtorë sezonal në shtetin fqinj.

 “Isha me pushime në Shqipëri dhe po vete për në Athinë tani se atje e kam familjen. E kemi bërë tamponin rregullisht në Tiranë dhe më ka dalë negativ e të shohim c’a do bëhet me palën greke” , shprehet një emigrant shqiptar.

“Do iki për Athinë, Tamponi më ka dalë negativ” , shprehet një emigrant tjetër. 

Në Pikën Kufitare të Kakavijës është i stacionuar stafi mjekësor që merr te dhënat e udhëtareve. Ata që vijnë transit nga vende si Anglia e Danimarka ku COVID-19 ka pësuar mutacion, këshillohen të karantinohen për 14 ditë.

Situata paraqitet ndryshe në doganën e Morinës në Kukës. Festat e fundvitit kanë shtuar lëvizjet e automjeteve dhe qytetarëve në të dyja anët e kufirit të përbashkët Shqipëri-Kosovë.

“Vij prej Italisë. Për pushime do rrijë 2 javë. Vetëm temperaturën na e ka marrë. Do bëj izolim”, tha një emigrant.

“Po shkoj në Kosovë. Nga Italia vij. Nuk na kanë bërë test, por do karantinohem një javë”, shtoi një tjetër.

“Vij nga Zvicra. Do rri nja dy javë ose tre. Rregullat secili ti respektoje për vete”, tha një tjetër.

“Nuk na kërkuan test. Do rri një javë”, shtoi një emigrant.

Nga kjo e martë qeveria e Kosovës, vendosi masa të reja shtrënguese në të gjitha pikat kufitare tokësore ku kusht është testi PCR me vlefshmëri 72 orë.

 

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Të vendosur dhe kreativë, këto janë shenjat më të talentuara të horoskopit

Të vendosur dhe kreativë, këto janë shenjat më të talentuara të horoskopit