GJIROKASTER- Dekori për festat e fundvitit, nuk ka ndryshuar në qytetin e Gjirokastrës. Është po ai i njëjti që përsëritet në 10 vitet e fundit, pa asnjë ndryshim, apo risi që të ketë diferencë nga një fundvit në tjetrin.
Dekoracionet janë kryesisht me ndricues që ekspozohen në orët e mbrëmjes, ndërkohë që asnjë imvestim nuk është kryer në këtë drejtim për këtë vit. Burimet nga Bashkia e Gjirokastrës, konfirmojnë për A1 Report, se mungesa e fondeve për këtë vit dhe cungimi i granteve qeveritare, ka patur ndikimin e vet edhe tek investimet për dekorin e fundvitit. Bashkia ashtu si dhe në vitet e tjera, ka zbukuruar me ndricues tre pemë një në qendër të pjesës moderne të qytetit, një në zonën karakteristike dhe një në pjesën fundore të saj.
Ndërkaq që ndërrimi i viteve do të festohet si zakonisht nga qytetarët në kodren ku dikur ngrihej monumenti i Enver Hoxhës. Bashkia ka planifikuar të organizojë një koncert mirseardhës për Vitin e Ri 2013 ndërkohë që qytetarët, janë të ftuar të mblidhet në momentin e hapjes së shampanjës nga ana e kryebashkiakut Bime, në sekondat e para të ardhjes së Vitit të Ri.
(Redaksia online)
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com