Me rastin e festave të fundvitetit çdo pensionit dhe fëmijë në Kosovë do të marrë nga 100 euro, pavarësisht të ardhurave të familjes. Lajmi është bërë me dije nga kryeministri Albin Kurti në mbledhjen e Qeverisë, vendim i cili pritet të miratohet ditën e sotme.
Kreu i qeverisë së Kosovës tha se vendimi për subvencionimin e të gjithë fëmijëve me nga 100 euro është një premtim i mbajtur nga ai.
“Besoj ju kujtohet premtimi që çdo vit secili fëmijë do të përfitojë 50, 100 apo 150 euro, varësisht nga të ardhurat e prindërve. Sivjet kemi vendosur që të gjithë fëmijët pa dallim të përfitojnë nga skema dhe shuma e përfitimit të jetë 100 euro”, tha Kurti.
Sa i takon bonusit për pensionistët, Kurti tha se po bëhet që në këtë fundvit të lehtësohet kostoja e jetesës për ta.
“Që në këtë vit nuk kemi harruar as pensionistët tanë, po ashtu do të përkujdesemi me një vendim tjetër. Prandaj, për të gjithë pensionistët, këtë fundvit, me qëllim të lehtësimit të kostos së jetesës, për këtë kategori të cenueshme, do të miratojmë shtesën e njëhershme prej 100 euro, përvec pensionit të rregullt mujor që marrin”, tha Kurti.
Ja uli burrnin Edit me pak fjal ja paska dhj
PërgjigjuJo si keta vjethtaret tane turpe te kene te korruptuar
PërgjigjuShembull shumë i mirë që duhet ndjekur edhe në Shqipëri dhe duhet bërë traditë që të jepet bonus për pensionistët dhe për çdo fëmijë në Republikën e Shqipërisë. Gjths janë para që do merren mbrapsht përsëri nëpërmjet konsumit. Aq më tepër që këtë vit Shqipëria për herë të parë në këto 30 vjet e mbyll me sufiçit. Biles nëse vazhdon kështu me sufiçit, duhet patjetër të aplikohet përsëri rroga e 13. Ose të paktën gjysëm rrogë në fundvit e gjysëm në mes të vitit para pushimeve. E përsëria janë para që i rikthehen shtetit me anë të konsumit.
PërgjigjuAs te kosova nuk jemi Z kryminister,boonusi dy here me i madhe per peensionistet per femijet as ne enderr nuk ja con mendja E .Rames.U duhen per tendera dhe korrupsioni ne gjithe boten shkone nga larte poshte ne shqipri e kemi nga poshte larte.I lumte qeveris shqiptare qe e shehe te keqen te populli ai vjedh se qeveritaret i kemi brilant te perzier me 9 uje e 1 kos.
PërgjigjuMendoni korrupsionin galopant te qeveris shqiptare ....kosova 100€ e shqiperia 5 mij lek...turp
PërgjigjuKosova?!Shteti i fundit ne Rajon?! Sa ironike! Ketu parate nuk shkojne ne Popull, por shqyhen mes te barabarteve me te barabarte, ketu e 30 e ca vite! Nejse Ministrat Kosovar mbase nuk bredhin me K*rva te Nusreti ne Dubai per Vitin e Ri dhe e dine se sa para duhen shpenzuar per ate nate! Ne Shqiperi vetem 5 mije lek te rinj dhe vetem per pensionistat, per femijet nuk behet fjale fare! Dhe ne themi perse bien lindjet?! Dhe pastaj femijeve tane do tu thuhet te mos largoheni nga Shqiperia! Normale, se u duhen sklever per femijet e te barabarteve me te barabarte ne te ardhmen! Temen e S'emes!
Përgjigju