Festat e fundvitit, radhë të shumta automjetesh në Kakavijë dhe Kapshticë (VIDEO)

Festat e fundvitit kanë sjellë dhe radhë të gjata në doganën e Kapshtiçës dhe Kakavijës. Shumë emigrantë kthehen në atdhe për të festuar Vitin e Ri dhe Krishlindjen. Ashtu siç ka dhe një numër të lartë shqiptarësh të cilët preferojnë që të festojnë jashtë shtetit.

Gjatë 24 orëve të fundit në doganën e Kapshticës kanë hyrë në Shqipëri 5532 shtetas dhe kanë dalë 2981 shtetas të huaj dhe shqiptarë. Edhe pse ka një shtim të sporteleve në kufi sërish fluksi i shtuar ka sjellë dhe radhë të gjata të automjeteve. Pala shqiptare punon me 8 sportele ndërsa ajo greke me 7 sportele.

Ndërkohë e njëjta situatë paraqitet dhe në pikën kufitare me Greqinë në Kakavijë 17 mijë persona kanë hyrë në Republikën e Shqipërisë në 48 orë, nga të cilët 14 mijë e 500 janë shqiptarë dhe 2500 të huaj. Nga vendi kanë dalë 6400 shtetas shqiptare dhe 1.900 të huaj. Në total 25 mijë persona kanë hyrë dhe dalë nëpërmjet doganës së Kakavijës në Gjirokastër.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet