Shtohet fluksi shqiptarëve në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës me rastin e festave të fundvitit. Fluksi më së shumti është regjistruar në hyrje të shtetit tonë.
Sipas informacioneve autoritetet tona kanë shtuar sportelet për të shmangur pritjet e gjata dhe radhët.
Aktualisht janë 5 sportele të hapura 3 në hyrje dhe 2 në dalje.
Gjatë 24 orëve të fundit nga kjo pikë kalimi kanë hyrë 4599 dhe 1864 shtetas kanë dalë.
Pritet që në ditët në vijim fluksi të jetë më i lartë.