Me rastin e festave të fundvitit, stafi i Ujësjellës-Kanalizime ka shpërndarë ndihma për familjet në nevojë.
 
Disa familje në nevojë të të Njësisë Bashkiake numër 9 në kryeqytet kanë marrë ndihma nga stafi i i Ujësjellës-Kanalizime.
 
Me rastin e festave të fundvitit, ky institucion ka mbledhur një sasi ndihmash  të cilat iu shpërndanë familjeve në nevojë gjatë një aktiviteti të zhvilluar në qendrën sociale të Bashkisë.
 
Redi Molla, drejtori i përgjithshëm i UKT-së është shprehur se këto ndihma janë një kontribut i stafit të këtij enti publik, të cilët mendojnë se solidariteti njerëzor, përveçse një vlerë e rëndësishme e shoqërisë, është edhe detyrim qytetar i çdonjërit prej nesh.


Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)