Fluks i lartë automjetesh është hasur sot në Rrugën e Arbrit kryesisht në segmentin nga Shkalla e Tujanit deri në hyrje të Tiranës.
Trafiku i rënduar vjen si pasojë e fluksit të lartë të emigrantëve, të cilët kthehen në atdhe për festat e fundvitit.
Në këtë aks rrugor po qarkullojnë jo vetëm automjete nga qytete të ndryshme të vendit, por edhe mjete që vijnë nga Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria, çka ka ndikuar në rritjen e ndjeshme të trafikut.
Policia Rrugore ndodhet në terren dhe po punon për menaxhimin e qarkullimit dhe lehtësimin e lëvizjes së automjeteve, ndërsa drejtuesit e mjeteve këshillohen të tregojnë kujdes, të respektojnë sinjalistikën dhe të kenë durim gjatë udhëtimit.
Komente









