Fluksi i shtetasve që hyjnë në Shqipëri përmes Pikës Kufitare të Kapshticës në Korçë vijon të mbetet i lartë, me afrimin e festës së Vitit të ri.
Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, ekspertët e policisë së Kufirit dhe Migracionit, bëjnë të ditur se në vendin tonë kanë hyrë rreth 5600 persona me rreth 1 mijë automjete.
Policia kufitare për të evituar radhët e gjata që mund të krijohen në të dy anët e kufirit ka shtuar personelin që përpunon dokumentacionin, ndërkohë që paralelisht me këtë ka shtuar edhe sportelet, duke e çuar në 5 numrin e tyre, nga 2 të tillë që janë zakonsiht.
Të njëjtën proçedurë ka kryer edhe pala greke, e cila po punon me kapacitet të plotë, pasi në ditët në vijim fluksi pritet që të shtohet akoma më shumë.
RedaksiaOnline
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com