Festat e Nëntorit, luhet në Tiranë
edicioni i 8 i kupës '‘Pavarësia’'

Festat e Nëntorit, luhet në Tiranë<br />edicioni i 8 i kupës '‘Pavarësia’'
Festat e Nëntorit nuk do të lenë pa përfshirë edhe futbollin. Federata Shqiptare e Futbollit konfirmoi vazhdimësinë e zhvillimit të Kupës Pavarësia, një aktivitet tashmë tradicional me pjesëmarrjen e skuadrave nga trojet shqiptare brenda dhe jashtë vendit.
 
Ky turne është zhvilluar për herë të parë në vitin 2009. 

Pas triumfit të Ferronikelit vitin e shkuar, në edicionin e tij të 8 kompeticioni do të ketë si pjesëmarrëse skuadrën “Otranto” të Ulqinit nga Mali i Zi, Prishtina për Kosovën, Shkëndija e Tetovës për Maqedoninë, ndërsa nga Kategoria Superiore pjesëmarrës do të jetë ekipi i Kukësit.

Mungon Flamurtari, një pjesëmarrëse e rregullt e këtij kompeticioni, por që këtë herë nuk do të jetë, ndoshta edhe si pasojë e trazirave që po kalon kohët e fundit.

Rregullat natyrisht mbeten ato të përhershmet, me takime prej 45 minutash, me shortin e aktivitetit që do të hidhet një ditë para nisjes së tij ndërsa në 28 Nëntor skuadrat do të zbresin në fushë në orën 11.00 për gjysmëfinalet, ndërsa finalja do të luhet pak pas mesdite, për t’ia bashkuar edhe futbollin festimeve Kombëtare, në një kompeticion ku më shumë se sa rezultati, ka padyshim vlerë ana simbolike në një ditë të shënuar për popullin shqiptar.

Si çdo vit nuk do të mungojnë medaljet për ekipet finaliste ndërkohë që do të ketë edhe trofe për skuadrën ‘Fair Play’ si dhe lojtarin më të mirë të turneut.

Redaksia Online
K.M/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve