E rikthen në Teatrin e Operas, 110-vjetori i Pavarësisë… Ndaj në festën e tingujve të violinës, Tedi Papavrami, nuk mund ta privonte publikun vendas nga muzika shqiptare… “Balladën” e Pjetër Gacit, thotë se shpirti e memoria e tij e kanë konservuar si të mos qe shkëputur kurrë prej fëminisë në Shqipëri… e pret me endje ta luaj këtë mbrëmje. Hera e fundit që e ka performuar ka qenë plot 4 dekada më parë, kur sa kishte mbërritur në Francë.
“Ndonëse zgjedhja e kompozitorëve të huaj qe logjike dhe përputhet me ekuilibrin e një programi recitali, zgjedhjen e pjesës shqiptare ia lash në dorë një rryme më sentimentale. Jam sigurisht koshient që në historinë e muzikës shqiptare ka vepra më madhështore e të ndërlikuara se “Ballada” e kompozitorit shkodran Pjetër Gaci. Por veprat shqiptare që më lidhin me të kaluarën time në Shqipëri, në një kohë fëminore, kur nuk mendoja kurrë që do të jetoja më vonë në një vend tjetër, nuk janë të shumta dhe asnjë nga ato nuk është aq domethënëse sa kjo pjesë”, shprehet violinisti Tedi Papavrami.
E shoqëron në piano Philippe Bianconi, që vjen për herë të parë përballë publikut tonë. Me të kanë interpretuar në skena prestigjioze prej afro tri dekadash. Është një nga instrumentistët më të vlerësuar francez, që siç kritika e cilëson, “di të mbërrijë me një lojë të rrallë pranë shpirtit të muzikës, duke e mbushur hapësirën me poezi e jetë”.
“Është diçka e mrekullueshme për mua, dhe kaq emocionuese të jem këtu sot dhe të luaj për herë të parë një koncert në Shqipëri, në vendin e tij të lindjes, në vendin ku Tedi u rrit! Është një mundësi shumë e mirë, dhe jam shumë i lumtur që po e ndajmë bashkë!”, thotë pianisti Philippe Bianconi.
Dy artistët vijnë në Shqipëri në kuadër të Javëve Kombëtare dhe do të luajnë sot pjesë nga kompozitorë si Beethoven, Brahms dhe Franck.
G.MO//Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
14.9%
-
Të gabuar
81.8%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 3902
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Teatri i Operas me piano të re, performojnë në të Margarita Kristidhi dhe vogëlushja Kristel! Restaurohen edhe dy pianot e tjera
16 Dhjetor 2022, 18:05
-
Xhieldo Hyseni, të ngjitesh në 'OPERA' i transformuar si 70-vjeçari 'Don Pasquale', artisti: Personazhi ka kohë që është me mua
16 Dhjetor 2022, 17:10
-
“Opera”, 1.2 mld lekë rikonstruksion, instrumentet të amortizuara! Papavrami vuri theksin te pianoja, Ibrahimi e konfirmon! Margariti: Po punojmë
8 Shtator 2022, 21:13
-
Finalizohet ‘Bethoveni’ i plotë, Tedi Papavrami shkëlqen në ‘Opera’ me francezin Guy! Ç’ndodhi në 2 orë koncert, rrëfimi i artistëve prej skenës ku interpretuan
20 Qershor 2022, 17:45
-
Rikthimi i Tedi Papavramit, virtuozi plotëson veprën e Bethovenit e rrëfehet për muzikën, jetën me bashkëshorten e përkthimin e Kadaresë
17 Qershor 2022, 21:12
-
Në ‘Opera’ për veprën e plotë të Bethoven, Tedi Papavrami: Luajta për herë të parë 6 vjeç, më emocionon ajo sallë! Koncerti i ardhshëm, një duo me bashkëshorten
17 Qershor 2022, 17:54
-
Pas akuzave për plagjiaturë, studio ‘Pika pro’ përgjigjet për logon e Operës: Lekët i merituam, bëmë punë të ndershme
10 Shkurt 2021, 16:07
-
“Të rritesh në opera”, artistët e rinj çelin sezonin artistik (VIDEO)
26 Janar 2021, 16:26
-
Sopranoja Nina Muho, një zë premtues në Teatrin e Operës dhe Baletit
23 Janar 2021, 16:40
-
10 ditë nga viti 2021, institucionet e kulturës ‘kyçur’ për publikun
9 Janar 2021, 14:23
-
Formacioni i tunxhit, “Albanian brass”, koncert jazz në ballkonin e Teatrit të Operës (VIDEO)
28 Dhjetor 2020, 15:30
-
Pas 4 vitesh rikonstruksion/Teatri Kombëtar i Operës inaugurohet në fillim të muajit dhjetor
7 Nëntor 2020, 14:49