“Esencë” rikthehet!
Pas një pushimi të shkurtër, emisioni që sjell tregime, nostalgji të thella, portrete njerëzore dhe rrëfime që prekin thelbin e jetës, vjen sërish në ekranin e Report Tv me moderimin e mprehtë dhe stilin unik të Eljan Taninit. Në sezonin e ri, “Esencë” premton biseda më të hapura, personazhe që flasin pa filtra dhe histori që zbulojnë anën e padukshme të realitetit shqiptar nga arti te sporti, nga jeta profesionale te sfidat personale. Rikthim me energji të re për 80 minuta, tematika të forta dhe një këndvështrim të thellë që vetëm Eljan Tanini di ta sjellë.
Mos humbisni episodin e parë të rikthimit esencial! Sonte, ora 21:00, vetëm në Report Tv.
Të ftuarit e mbrëmjes janë:
Vasillaq Mio, inxhinieri vizionar që la gjurmë përtej kufijve të profesionit, nga ndërtimi i Minierës së Prrenjasit me specialistët kinezë te projektet që ndryshuan fytyrën industriale të vendit. Vasillaq Mio kujton sfidat e jashtëzakonshme të ndërtimit të Minierës së Prrenjasit, duke punuar 72 orë në ujë për të vendosur dritat e galerive. Inxhinieri që bashkëpunoi krah për krah me specialistët kinezë mbetet një nga figurat më të respektuara të atij projekti gjigant teknik që nuk arrihet sot.
Nga hangar avionësh në Pallat Sporti Partizani! Përballja me Petrit Dumen, ish baskebollisti tregon gjithcka në Esencë. Një hangar avionësh i braktisur, drejt transformimit në Pallatin e Sportit Partizani. Ish-basketbollisti Muhamed Përmeti rrëfen përplasjen me Petrit Dumen, sfidat, debatet dhe luftën për t’i dhënë sportit një shtëpi të denjë në kohë të vështira.
Artisti i madh Tedi Papavrami, na çel portën drejt historisë së jetës së tij plot sfida, përkushtim dhe triumfe artistike. Ai rrëfen arratisjen e tij të jashtëzakonshme nga Shqipëria, një kapitull dramatik plot rrezik, presion dhe vendime të dhimbshme. Violinisti që u bë emër botëror sjell historinë e jetës së tij, nga kufizimet e regjimit te liria artistike që e priste jashtë.
Kush ishte Maria Kraja, fenomeni shqiptar i operas që u nda nga jeta në 21 Nëntor 1999?
Maria Kraja, zëri që i dha drejtim operës shqiptare, mbetet një fenomen unik i skenës sonë kulturore. Kalendari historik sjell rrugëtimin e saj artistik, rolet ikonike dhe ndikimin që la te brezat, duke rikthyer në vëmendje një karrierë që formësoi identitetin vokal të Shqipërisë.
Komente








