Festat e fundvitit kanë sjellë rritje të fluksit të hyrje daljeve në Portin e Durrësit. Vetëm në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne, përmes portit më të madh në vend kanë hyrë 3 mijë e 95 persona dhe 833 automjete.
Ndërsa për personat që dalin nga Porti i Durrësit raportohet një shifër e vogël me vetëm 55 pasagjerë, 9 automjete dhe 2 kamionë të cilët janë nisur në drejtim të Italisë.
/Shqiptarja.com
Ndërsa për personat që dalin nga Porti i Durrësit raportohet një shifër e vogël me vetëm 55 pasagjerë, 9 automjete dhe 2 kamionë të cilët janë nisur në drejtim të Italisë.
Gazetari i Report Tv, Drilon Xhakollari pa nga afër situatën në Portin e Durrësit këtë të hënë. Sipas tij, autoritetet portuale kanë shtuar sportelet me qëllim shmangien e radhëve të gjata në hyrje dhe dalje të portit. Aktualisht Porti i Durrësit punon me tetë sportele, ndërkohë që parashikohet rritje e mëtejshme e fluksit të udhëtarëve dhe automjeteve në ditët e ardhshme me afrimin e Vitit të Ri.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com









