Festat, Gjelat e Detit pushtojnë
supestradën Lezhë-Shkodë

Festat, Gjelat e Detit pushtojnë<br />supestradën Lezhë-Shkodë
Gjeli i Detit simboli i tryezës në natën e ndërrimit të viteve ka pushtuar supestradën Lezhë-Shkodër.

Thuajse në çdo kilometer të këtij segmentit rrugor në pjesën që përshkon Zadrimën shikon tufa gjelesh, duke u tregtuar.

Në mungesë të tregut fermerët e kësaj zone thonë se janë të detyruar që të shesin në rrugë, ndërkohë ankohen se kërkesat e konsumatorit për gjelin e detit kanë rënë ndjeshëm këtë vit.

Sipas tyre në këtë drejtim po jep ndikim gjendja e vështirë ekonomike që po kalojnë shumë familje si dhe mbushja e tregut vendas me shpend të importuar nga jashtë.

Çmimi i gjelit të detit këtë vit varion nga 6 deri në 7 mijë lekë kg. Shumë familje në fshatrat e Zadrimës e kanë si burim të vetem jetese mbashtrimin e këtij shpendi, traditë kjo që është e trasheguar ndër breza në këtë zonë.

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'