KAVAJE- Në prag të festave të fundvitit, kryetari i Bashkisë së Kavajës Elvis Roshi ka shpërndarë rreth 2 500 gjela deti për familjet në nevojë. Kësaj nisme i janë bashkuar edhe deputeti i Partisë Socialiste për Kavajën Parid Cara dhe kreu i PS për këtë qytet Gentian Daja.
“Ky është viti i tretë që ne bëjmë këtë shpërndarje e cila është kthyer në një formë tradite, me qëllim që kjo kategori njerëzish të mos e festojë Vitin e Ri me tavolinën bosh. GEZUAR”, shkruan në faqen e tij në rrjetin social “Facebook” kreu i Bashkisë Kavajë, Elvis Roshi.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com