Kur kanë mbetur edhe pak ditë nga darka tradicionale e viti të ri, shumë familje në zonat e vendit nuk kanë mundësi ekonomike të festojnë si të gjithë të tjerët.

Ipeshkvi i zonës së Mirditës, Dom Gjergj Meta, ka lëshuar një apel publik për të gjitha institucionet dhe bizneset për të ndihmuar familjet në nevojë.

Në fundvit, jo të gjithë e kanë mundësinë të mblidhen rreth një sofre të pasur, për të festuar mbylljen e një tjetër viti.

Familjet që janë në kushte të vështira ekonomike, duke të jenë në fokus të individëve dhe institucioneve për t’u qëndruar pranë me ndihma sipas mundësive.

Duke bërë një apel të tillë për të gjithë, Ipeshkvi i Mirditës, Dom Gjergj Meta, tha se solidariteti dhe dhurimi janë vepra të mira për të cilat do të shpërblehemi.

“Duhet të jetë një përkujdesje e vazhdueshme qoftë e shtetit qoftë e organizmave të tjerë qeveritare dhe jo qeveritare që ti vijnë në ndihmë shtresave në nevojë.

Ne këtu në Mirditë mundohemi në shumë mënyra që t’iu vijmë në ndihmë shtresave në nevojë sidomos të varfërve ndër më të varfëritë qoftë si kish por edhe me iniciativat e shoqërisë civile. Sigurisht që një ndihmë në festa krijon një atmosferë të mira te familjet e varfra,
”thotë  Ipeshkvi i Mirditës, Dom Gjergj Meta.

Papunësia e rrjedhimisht edhe mungesa e të ardhurave, e bëjnë Mirditën njërën prej zonave më të varfra të vendit tonë.

Kleri katolik dhe komunitete të tjera fetare janë munduar gjithmonë të sensibilizojnë bizneset dhe institucionet për të ndihmuar sadopak familjet në nevojë.

Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com