Rrjeti i supermarketeve Conad, me rastin e festave të fundvitit ofron për të gjithë klientët një gamë të gjerë artikujsh e produktesh. Këtë fundvit mund të zgjidhni shportat festive për t’u bërë të dashurve tuaj një dhuratë speciale.
Conad gjithashtu sjell një hapësirë të veçantë me produkte tradicionale për festa. Verëra të ndryshme, panetone, ëmbëlsira apo produkte mishi vijnë për të plotësuar tryezën tuaj në natën e ndërrimit të viteve.
Me produktet e Conad do të plotësoni gjithçka ju duhet në këto ditë festash dhe jo vetëm. Siguria dhe cilësia e bëjnë rrjetin e supermarketeve Conad të preferueshëm në çdo ditë të vitit. Qytetarë të shumtë zgjedhin të jenë klientë besnikë të Conad.
Ata shprehen se janë shumë të kënaqur me produktet e shërbimin dhe se Conad do të jetë destinacioni i tyre i përhershëm. “Këtu vij rregullisht sepse janë prodhime cilësore edhe shportat e fundvitit janë shumë të plota dhe të rregullta, më cilësore të gjitha. Çdo njeri që më pyet se ku i blen, unë u them; te CONAD, blini se janë shumë cilësore”. Conad mirëpret qytetarët në të gjitha pikat e tij dhe i siguron ata për leverdinë e blerjeve të tyre.
dy.b/shqiptarja.com

VIDEO







