TIRANE - Policia e Shtetit ka bërë publike sot të gjitha masat e marra për të përballuar situatat kriminale gjatë festave të fundvitit. Në një deklaratë për mediat, zëdhënësi i Policisë së Shteti, Tefik Sulejmani tha se janë se strukturat do të kryejnë shërbime të përforcuara për të menaxhuar fluksin e kthimit të emigrantëve në dogave, parandalimin e aksidenteve rrugore, si dhe goditjen e situatave kriminale.

Sulejmani theksoi se përmes këtyre synohet garantimi i rendit dhe sigurisë publike në të gjithë ambientet.

“Qytetarët do të festojnë festat, garantimi i sigurisë rrugore me standarde, sidomos në ato akse ku do të ketë shtim të lëvizjes së automjeteve për shkak të kthimit të emigrantëve, menaxhimi profesional dhe i shpejtë i fluksit të lëvizjes në të gjithë pikat e kalimit kufitar, si dhe garantimi i një shërbimi policor me standarde të larta” deklaroi zëdhënësi i Policisë së Shteti, Tefik Sulejmani.

Sipas tij edhe nga Drejtoria e Policisë Kufitare dhe Migracionit, nisur nga shtimi i fluksit të lëvizjes së qytetarëve me rastin e festave të fundvitit, janë marrë të gjitha masat për kontrollin e kufirit shtetëror, menaxhimin e fluksit të hyrje-daljeve të shtetasve dhe automjeteve, shmangien e radhëve në kufi, kontroll sa më të shpejtë dhe me standarde, nëpërmjet shtimit të numrit të personelit dhe vendeve të kontrollit, duke bashkëpunuar ngushtë edhe me shërbimin doganor.

Redaksia online
(eç/shqiptarja.com)