Festime të veçanta do të ketë sot më 13 tetor, në 85-vjetorin e lindjes së shkrimtarit të madh Dritëro Agolli.
Ndërsa kremtimet për ditëlindjen e tij kanë nisur që nga dita e hënë me një ekspozitë të fotografive të veçanta të jetës së tij, dorëshkrimeve dhe veprave në Bibliotekën Kombëtare, sot në ditën e lindjes do të ketë aktivitete deri më mbrëmje.
Aktivitetet nisin në orën 11.00 të paradites me një Konferencë Jubilare me rastin e 85-vjetorit të lindjes së shkrimtarit Në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë, ku do të flasin për veprën e tij akademikë nga Shqipëria dhe Kosova.
Do të diskutohet për vlerat universale kryevepra e Dritëro Agollit “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo. Do të dalin në dritë disa drama të pabotuara. Libri i fundit me poezi. Ndërkohë një zhvillim tjetër interesant, do të jetë dhënia e një dokumentari nga operatori dhe regjisori i njohur Ilia Tërpini që pasqyron jetën dhe veprën e shkrimtarit që nga kur ishte student në Petërburg.
Ndërsa në orën 19.00 të mbrëmjes Ministria e Kulturës do të organizojë ceremoninë e kremtimit të ditëlindjes.
Shkrimtari i njohur Dritëro Agolli pas studimeve të larta për letërsi në Petërburg, ka punuar shumë kohë gazetar në gazetën e përditshme “Zëri i popullit”, dhe për shumë vjet ka qenë Kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë.
Për tridhjetë vjet me radhë Dritëro Agolli u zgjodh deputet. Krijimtaria e tij letrare është mjaft e pasur në gjini e lloje të ndryshme: poezi, poema, tregime, novela, romane, drama, skenarë filmash etj. Është fitues i disa çmimeve dhe i nderimeve të tjera. Disa prej veprave më të rëndësishme të tij janë përkthyer në Perëndim e në Lindje.
Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO