Udhëtimi me tren drejt Shkodrës ky ka qenë momenti që i ka dhënë një imazh fantastik “Ditës ndërkombëtare të Jazz-it” në qytetin e madh të Veriut. 2 banda instrumentale nga Italia kanë gjallëruar të gjithë qytetin. Të rinjtë janë kthyer pas në kohë, pikërisht në vitet ‘40-’50.
Me veshje, muzikë e kërcime si në ato vite kanë ndërmarrë udhëtimin nga Tirana në Shkodër me tren. Ndonëse shumë pak i përdorur në vitet e fundit ky mjet udhëtimi, nuk i ka penguar të rinjtë e Hemingway Fan Club Albania që për të dytin vit radhazi të gjallërojnë qytetin me tingujt entuziastë të Jazz-it. Udhëtimin e tyre e kanë pagëzuar “Andrra n’tren”.
I titulluar Swing Marathon, edicioni i dytë i festivalit të Jazz është pritur me kënaqësi nga qytetarët e Shkodrës. Michael Supnick, trompist nga Roma shprehet se është shumë i kënaqur që performon me muzikantët më të mirë për të bërë këtë festë të madhe. .Festa ka vijuar me një vizitë në muzeun kombëtar Marubi, dhe me pas dita ndërkombëtare e Jazzit është përmbyllur me koncertin përfundimtar në Teatrin “Migjeni”.
[gallery]22052[/gallery]

Redaksia Online
(B.K, B.B/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO