Festë në rrethe për Kombëtaren
shqiptare....digjet edhe flamuri se

Festë në rrethe për Kombëtaren<br />shqiptare....digjet edhe flamuri se
Vendimi i UEFA-s për ndërprerjen e ndeshjes mes Serbisë dhe Shqipërisë pas incidentit në fushë është pritur me festë në disa qytete të vendit.

Kryeqendra e festimeve ka qënë Shkodra, ku qytetarë të shumtë kanë dalë në shesh duke festuar këtë vendim që perkthehet në një fitore ne tavolinë për ekipin tonë kombëtar, vendim që merret nga Uefa.

shkodra me logo

shkodra me logo

shkodra me logo

Elbasan, tifozët festë për kombëtaren, digjet flamuri serb
Sakaq tifozë kuq e zi kanë djegur edhe flamurin serb, ndërsa atmosfera festive ka pushtuar metropolin verior, qe njihet edhe si djepi i futbollit shqiptar. Sapo eshte konfirmuar nderprerja e ndeshjes edhe Elbasani ka zbritur i gjithi ne bulevardin kryesor per te festuar per flamurin shqiptar. 

Qindra te rinj që kanë ndjekur ndeshjen në lokalet e qytetit me flamuj, thirrje kundër Serbisë kanë filluar levizjet me mjete ne bulevard. 

E gjendur e papërgatitur policia e Elbasanit është detyruar të menaxhojë situatën e krijuar. Thirrje, bori, flamuj dhe xhiro të shumta me automjete kanë vazhduar për më shumë se një orë dhe të rinjtë sa kanë ardhur e janë shtuar. 

Kukës, tifozët nisen drejt Tiranës për të pritur Kombëtaren
Flamuri i zbritur në fushë ishte edhe kryefjala e thirrjeve duke festuar edhe fitoren pas atij incidenti të regjistruar në fushë. Nuk ishte më shumë fitorja por ishte ndjenja kombëtare që mbushi plot e përplot bulevardin dhe rrugët kryesore të qytetit të Elbasanit.

Ndërprerja e ndeshjes mes kombëtares serbe dhe ekipit tonë është pritur me ovacione të mëdha në qytetin e Kukësit. Qindra të rinj kanë pushtuar rrugët e bulevardit kryesor me flamur kuq e zi në duar në mbeshtetje të ekipit tonë kombëtar.

Shumë prej tyre janë nisur drejt kryeqytetit për të pritur ekipin kombëtar, ndërsa shumë tifozë po vijnë edhe nga Kosova.

Vlorë, si në 1987, festohet fitorja e Kombëtares
Nderkohë festës kuq e zi i janë bashkuar edhe spordashësit vlonjante, të cilët kanë një histori suksesi teksa ekipi i flamurtarit vite me pare shokoi partizanin e beogradit, duke e eliminuar nga kupat e europës

Bulevardi kryesor i qytetit është pushtuar nga makinat e zbukuruara me flamuj, ndërsa kryefjalë e kësaj natë ishte suporti pa kufi për ekipin e Shqiponjave.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

FOTOLAJM/ Tavani 'në tokë', festa e Kombëtares në dhomat e zhveshjes! Fitore historike në Gjeorgji

FOTOLAJM/ Tavani 'në tokë', festa e Kombëtares në dhomat e zhveshjes! Fitore historike në Gjeorgji