TIRANE - Festimet kombëtarë për 100 vjetorin e pavarësisë do të shoqërohen nga masa të larta sigurie. Kjo është bërë e ditur nga zëdhënësi i Policisë së Shtetit, i cili tha se këto masa shërbejnë për një mbarëvajtjen korrekte të të gjitha veprimtarive të programuara.
Policia njofton se për strukturat vendore në të gjithë vendin janë hartuar një sërë masash në varësi të çdo aktivitetit duke garantuar trafikun, sigurinë publike dhe shoqërimin e delegacioneve.
Masa janë marrë gjithashtu në drejtim të menaxhimit të fluksit të shtuar të lëvizjes, rritjes së sigurisë në rrugë dhe parandalimit të aksidenteve rrugore, duke përforcuar shërbimet e policisë në akset kryesore rrugore, në veçanti në akset Morinë –Tiranë –Vlorë; Qafë Thanë –Tiranë –Vlorë dhe Kakavijë –Tiranë – Vlorë, si dhe duke shtuar prezencën e patrullave të policisë rrugore në këto akse.
Sipas Sulejmanit në dispozicion të Drejtorive të Policive në Qarqe, sipas kërkesës do të vihen dhe Forca të Ndërhyrjes së Shpejtë, veçanërisht për menaxhimin e lëvizjes në akset kryesore rrugore.
Ndërkohë duke filluar nga data 25.11.2012 strukturat e Policisë së Shtetit do të kalojnë në Shërbim të Përforcuar. Masat e marra do të monitorohen nga një njësi operacionale e ngritur posaçërisht nga drejtoria e përgjithshme të policisë së shtetit.
(eç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com