Festimet e 21 vjetorit
të PD, mungon Topi

Festa ka mbledhur maxhorancën dhe simpatizantët e saj në pallatin e kongreseve. Të pranishëm në festë kanë qenë edhe ambasadorët e BE, SHBA dhe OSBE. Por në ambientet e pallatit të kongreseve është ndjerë mungesa e Presidentit të Republikës, Bamir Topi. Në fakt nuk ka qene nje mungesa politikë: Presidenti Topi prej disa ditesh ndodhet në Katar për te marrë pjesë në nje takim nderkombëtar të "Aleancës së qytetërimeve".

Kryeministri Sali Berisha, gjatë fjalës së tij ka kujtuar momentet e tranzicionit dhe rënies së diktaturës komuniste dhe arritjet e vendit në 21 vitet e fundit.

“Fillimi i viteve 90 na gjeti një popull të skllavëruar, ishim vendi ku 20 vite më parë liria dënohej. Por ne të gjithë me në krye Azem Hajdarin ja dolëm të mposhtim Golian tonë. Viti 90 është ditëlindja e lirisë së cdo Shqiptari. Pluralizmi dhe pavarësia janë faqja e ndritur e cdo kombi, sepse pavarësia pa demokraci është skllavëri” u shpreh Berisha në fjalën e tij.

Fjalimi pastaj u ndërpre pas një debulese shëndetësore të kryeministrit.

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?