VLORE- Policia e Vlorës njofton se ka marrë masa të rrepta sigurie për të garantuar plotësisht mbarëvajtjen e aktiviteteve festive në kuadër të 100-Vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë.

Policia e Vlorës njofton se ka vijuar gjatë gjithë natës dhe orëve të para të mëngjesit të bllokojë për qarkullim të automjeteve, akset e përcaktuara.”

“Gjithashtu të gjitha shërbimet e Drejtorisë së Policisë Qarku Vlorë kanë kaluar në shërbim të përforcuar me forca policore shtesë deri në përfundim të aktiviteteve festive për 100 Vjetorin e Pavarësisë, për të garantuar siguri të plotë për zhvillimin e aktiviteteve. Gjithashtu nga në rrugën Transballkanike kanë filluar të parkohen të gjithë autobusët e ardhur nga qytete të tjera të vendit dhe jashtë, parkime të cilat ruhen nga shërbime policore.”- thuhet në njoftimin për shtyp të policisë.

Policia i bën thirrje qytetarëve të bashkëpunojnë këto ditë duke kufizuar sa më shumë të jetë e mundur qarkullimin me automjete.

Drejtoria e Policisë qarku Vlorë fton gjithashtu të gjithë vizitorët që të shfrytqëzojnë dhe të parkohen në 4 parkimet e mëdha të përcaktuara në qytet me qëllim që të evitohet në maksimum bllokimi I qarkullimit.

(sg/shqiptarja.com)