Festa e Çlirimit është festuar në mënyrë të veçantë në Bashkinë e Mallakastrës. Spektakli Helldrift për më shumë se tre orësh i organizuar në qendër të Ballshit, i ka dhënë qytetit ritëm, atmosferë dhe adrenalinë.

Efektet dhe ritmet bashkuan dhjetëra të rinj e qytetarë të të gjitha grupmoshave në një ngjarje dhe atmosferë që shfaqej për herë të parë në qytetin e tyre.

Festimet në kuadër të Ditës së Çlirimit, u përmbyllën me koncertin festiv me të ftuar special këngëtarin e njohur të skenës shqiptare , Aleksandër Gjoka.