VLORE, INSTITUCIONET PERCJELLIN URIMET
Java e shenjtë e Pashkëve në Vlore ka kulmuar mesnates e djeshme, ku me qindra besimtarë ortodoksë i janë drejtuar kishës e kanë marrë pjesë në ritualin e zakonshëm të mesnatës. Pas meshave të kryera çdo një orë, ceremonia e mesnatës ka parë pjesëmarrjen e mijëra ordoksëve dhe qytetarëve vlonjatë. Më pas, ata kanë dalë nga kisha me qirinj në duar.
At Konstandin Prifti, i cili ka dreejtuar meshën dhe Javën e shenjtë me gjithë ceremonialet e saj në Vlorë, ka uruar gjithë besimtarët gëzuar Pashkët e paqe në shtëpitë e tyre.
Në ceremoninë e pritjes organizuar me rastin e Pashkëve në kishën ortodokse, kanë zhvilluar vizita dhe kanë përcjellë urimet e tyre edhe përfaqësues të institucioneve të qytetit të Vlorës, forcave politike e përfaqësues të besimeve të ndryshme fetare .
Kreu i Partisë Demokratike të Vlorës dhe përfaqësuesit e së djathtës kanë marrë pjesë në ceremoni. Kollozi në fjalën e tij tha se kjo ditë e shenjtë jep mesazhet më të mira, mesazhin e paqes e dashurisë, por edhe frymës së bashkëpunimit nga e cila politika shqiptare duhet të marrë shembull. Urim ka dhënë edhe Prefekti i qarkut të Vlorës, Eduart Velçani si dhe përfaqësues të partive të ndryshme.
ELBASAN, PAPA KRISTO: NJEREZIT TA DUAN ME SHUME NJERI - TJETRIN
Me mijëra besimtarë ortodoksë kanë kremtuar Pashkët Ortodokse në Kishat e qytetit të Elbasanit. Të moshuar, familjarë dhe fëmijë të të gjitha moshave ishin të pranishëm në Kishën më të madhe në Qarkun e Elbasanit, “Shën Koll”.
Me qirinj në duar besimtarët Ortodoks janë lutur për ringjaljen e Krishtit dhe vetëflijimin e Krishtit për një botë të paqtë dhe të begatë.
Peshkopi i kishës së “Shën Kollit”, Papa Kristo mbajti një meshë për besimtarët ortodoks të cilët kishin mbërritur nga Greqia dhe Italia vetëm për të kremtuar Pashkët në vendlindje.
Në fjalën e tij Papa Kristo u shpreh se, “njerëzit duhen ta duan më shumë njëri-tjetrin dhe duhet të përcojnë dashuri dhe mirësi në çdo hap të jetës së tyre. Krishti u sakrifikua për jetët tona, që të ishin më të begata dhe të lumtura prandaj edhe ne sot i falemi Krishtit për cdo sakrificë, që ka bërë për njerëzimin”.
(ad.ti/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com