Festuan me 'Shqiponjë', FIFA nis hetimet ndaj Xhakës dhe Shaqirit, rrezikojnë pezullimin

Festuan me 'Shqiponjë', FIFA nis hetimet ndaj Xhakës dhe Shaqirit, rrezikojnë pezullimin

Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka duke festuar golat me simbolin e Shqiponjës

Ashtu edhe siç pritej FIFA hap hetim disiplinor për Granit Xhakën dhe Xherdan Shaqirin pasi festuan duke bërë "Shqiponjën" në ndeshjen e fituar 2-1 ndaj Zvicrës. Komisioni i Disiplinës në FIFA vendosi të hapte një hetim disiplinor pasi dy futbollistët me origjinë shqiptare festuan duke bërë "Shqiponjën" në ndeshjen ndaj Serbisë dhe kjo është mbajtur shënim në relacionin shoqërues të ndeshjes.

Tashmë Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri rrezikojnë të gjobiten ose në rastin më të keq të pezullohen një ndeshje nga Komisioni i Disiplinës në FIFA dhe kjo mund t'u kushtojë shtrenjtë vetë futbollistëve por edhe Kombëtares "helvete" në prag të ndeshjes së fundit në grup me Kosta Rikën.

Federata serbe bëri ankesë në FIFA për mënyrën e festimit të golave të futbollistëve zviceranë që sipas tyre përmbante mesazh politik për “Shqipërinë e Madhe”.

Po ashtu për ndeshjen e luajtur në Kaliningrad është hapur hetim disiplinor edhe për Federatën serbe për mesazhet politike të shpalosura nga tifozët e saj në tribuna. Po ashtu një hetim paraprak është hapur edhe për trajnerin e Seribisë Mladen Krstajic I cili pas ndeshjes deklaroi se VAR për serbët është njësoj si Gjykata e Hagës.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tahipi: 24/06/2018 11:15

    Dikush i shajti dhe i quajten edhe tradhetare te kombit para 2-3 vjetesh . Por ata treguan se jan shqiptare dhe patriot te flakt . Dhe me gjestin e tyre e ngriten shqipen dykrenare anemban botes . Mbase edhe mund ti denojn po crendesi ka te besh te lumtur dhe krenar Nje komb mbi 20 mil njerz anemban botes esht veper e pavdekshme . Zoti ju rujt dhe ju çoft lart e ma lart

    Përgjigju
  • Lajme kazani: 24/06/2018 10:34

    “Lajme kazani dhe dëshira kazanësh për si vegla të të tjerëve”

    Përgjigju
  • Agim Anastasi: 24/06/2018 10:07

    Qeveria e Tiranas duhet urgjente te tape gjyqe. Nuk mundet qe simboli i flamurit te jete i ndaluar, pasi sipas ksaj logjike duhet qe ne te heqim e ndrojme flamurin ,pasi nuk i pelqen nje tjeter vendi. Sa per figuren e shqiponjes , ajo eshte simbol i shume shteteve dhe qyteteve. Qeveria duhet te ankohet per fyerjet qe bene sebet me fershellima ndaj shqiptareve. Mos qendro indiferent Z. RAMA, pasi jo ata te fifes por edhe ata ne Europe nuk dine, te jesh i bindur.

    Përgjigju
  • Vlora: 24/06/2018 09:58

    Tuuurp i madh per FIFA qe hap hetime per keto ngjarje, i bie qe futbollisti qe ben kryqin kur hyn ne loje ofendon myslimanet ne stadium, dhe anasjelltas myslimani qe falet kur ben gol ofendon kristianet.. Idiotësira FIFA po ben gabime idioten me kete hetim. Per te hetuar Jan serbet per bluzat me foto krimineli.

    Përgjigju
  • xhino: 24/06/2018 09:54

    Derisa fillojne hetime per festime kush e di se cfare masash ndershkuese ka per te marre FIFA kunder Gjermanise qe bene ate sherr te shemtuar ne fund te lojes!

    Përgjigju
  • Pjeter: 24/06/2018 09:38

    Po perse nuk u mbajte qendrim per veprimet qe bene tifozet serb , ndaj 4 shqiptareve ne zvicerr .FIFA te denoje serbet qe hedhen parulla kundra shqiptareve ne boterore . Ne qofte se merret masa me e vogel per Xhaken Dhe Shaqirin ,athere Fifa nuk njeh drejtesine . Dhe do te thote qe eshte enje anshme . Pastaj Shqiptaret e kosoves nuk luftuan kundra serbise , per kundrazi serbia luftoj kundra kosoves .kosovaret vetem ,u mbrojten , edine europa dhe bota , per masakrat qe i beri serbia shqiptareve . Dhe ketyre ju vjen keq qe bashkojne duarte ! Turp per europen dhe per fifan

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    2 Dhjetor, 20:45

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?



×

Lajmi i fundit

Rezart Kthupi: Përballë PS dhe PD duhet një pol i tretë! Të luftojmë bipartizanizmin

Rezart Kthupi: Përballë PS dhe PD duhet një pol i tretë! Të luftojmë bipartizanizmin