Festivali i 57-të në RTSH, shpallet lista e këngëtarëve që do marrin pjesë

Festivali i 57-të në RTSH, shpallet lista e këngëtarëve që do marrin pjesë

Fituesi i festivalit të kaluar Eugent Bushpepa

Janë përcaktuar dje 22 këngët që do të marrin pjesë në festival në netët e Festivalit të 57-të të Këngës në RTSH. Komisioni përzgjedhës ka shqyrtuar me objektivitet maksimal 54 këngët që ishin regjistruar për të qenë pjesë e festës më të madhe të muzikës në Shqipëri.

Ajo që bie në sy në këtë listë, të renditur sipas rendit alfabetik, është rikthimi i këngëtarëve tanë të mirënjohur, traditë kjo që vijon që nga festivali i vitit të shkuar. Por mes më të mirëve të muzikës, prej nga ku do të dalë edhe kënga që do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurosong, ka edhe mjaft interpretues të rinj të talentuar, që do të provojnë veten mes më të mirëve në eventin më të madh kombëtar të muzikës”, shprehen organizatorët e festivalit.

Artistët e kualifikuar do të kontaktohen së shpejti nga organizatorët e festivalit për të vijuar me fazën parapërgatitore që do të finalizohen me tri netët e mëdha të Fest ’57 20-21-22 dhjetor. Festivali i 57-të i RTSH-së këtë vit do të ketë si drejtore artistike sopranon me famë botërore Inva Mulën. Ndërkohë, të përzgjedhurit për netët finale janë këngëtarët Aurel Thellimi, Bojken Lako, Lorela Sejdini, Bruno Pollogati, Dilan Reka, Vikena Kamenica, Eliza Hoxha, Elona Islamaj, Orgesa Zaimi, Elton Deda, Eranda Libohova, Soni Malaj, Gjergj Leka, grupi Alar Band, Jonida Maliqi, Kelly, Klint Çollaku, Klodiana Vata, Kujtim Prodani, Lidia Lufi, Marko Strazimiri & Imbro, Mirud.



Lista e 22 këngëtarëve të përzgjedhur është miratuar nga bordi i Festivalit të Radio-Televizionit Shqiptar, por organizatorët e festivalit ende nuk i kanë deklaruar të rejat e tjera të festivalit, se kush do të jenë prezantuesit e këtij viti e më gjerë. 

Ajo që bie në sy në listë është rikthimi i këngëtarëve BIG në Festivalin e Këngës prej nga ku do të dalë edhe kënga që do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurosong, ndonëse ka edhe mjaft artistë të rinj që do të konkurrojnë në festivalin e këtij viti. Në mesin e artistëve pjesëmarrës spikasin emra të suksesshëm të muzikës shqiptare si Vikena Kamenica, Bojken Lako, Jonida Maliqi, Elton Deda, Eranda Libohova, Soni Malaj, Orgesa Zaimi, etj.

22 këngët që do të marrin pjesë në netët e Festivalit të 57-të të Këngës në RTSH, janë përzgjedhur nga një komision, që gjatë kësaj faze ka shqyrtuar 54 këngët që ishin regjistruar për të qenë pjesë e festës më të madhe të muzikës në Shqipëri. Festivali i 57-të i Këngës do të mbahet në fundvit dhe tre netët e Festivalit të 57-të do jenë 20-21-22 dhjetor, ndërsa mbeten ende enigmë emrat që do t’u besohet prezantimi këtë vit.

Organizatorët e këtij festivali premtojnë se do të ketë një festival cilësor. Në edicionin e 56-të, që u mbajt një vit më parë, festivali i këngës mori një kthesë të rëndësishme në pikëpamje të organizmit dhe për nivelin e këngëve që garuan në tri netët e këtij festivali. Festivali u drejtua nga prezantuesi i njohur Adi Krasta, i cili rikthehej pas 10-vjetësh në skenë e këtij festivali dhe i dha një shkëlqim spektakolar skenës.

Gjithashtu festivali pati një rezultat të mirë edhe për sa i përket këngës prezantuese në Eurovizion, e përfaqësuar nga Eugen Bushpepa që fitoi trofenë e festivalit shqiptar, më këngën “Mall”. Bushpepa arriti të marrë vlerësime të jashtëzakonshme nga mediat dhe publiku për zërin e veçantë dhe teknikën e interpretimit dhe u rendit në vendin e 11-të.

Nga kritika, përfaqësia e Bushpepës në Eurovizion u konsiderua si dinjitoze. Eugent Bushpepa ishte në garë edhe me dy këngëtarë shqiptarë të famshëm në Itali dhe në Greqi. Me Ermal Metën dhe Eleni Foruerën, garë që iu dha një kënaqësi të madhe të tre shqiptarëve që tronditën skenën e Evrovizionit.   

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja