Festivali i baltës në
Korenë e Jugut

Festivali i baltës në<br />Korenë e Jugut
Njerëzit kërkojnë mënyra të ndryshme argëtimi, por nëse bëhet fjalë për ato më të çuditshmet, mendja të shkon gjithmonë tek vendet aziatike. Ky është festivali i përvitshem i baltës që realizohet në Korenë e Jugut, dhe në të marin pjesë qindra persona në kërkim të formave të ndryshme argëtimi gjatë periudhës së verës.

Vizitorët mblidhen në parkun e Boryeong që ndodhet gati 200 kilometra në periferi të kryeqytetit, në jug-perëndim të Seoul-it. Ky është viti i 17-të i realizimit të festivalit dhe organizatorët thonë se çdo vit vinë gjithnjë e më shumë vizitorë dhe vetëm vitin e kaluara, në një javë aktivitet, kishin marrë pjesë më shumë se 3 milion njerëz.

Sfida është kush mund të bëjë të tjerët më pis, por janë të pakta shanset që ndokush të shpëtojë pa u bërë kokë e këmbë i tëri me baltë. Aktivitet ku mund të “notosh” në baltë janë të ndryshme, nga kjo minipishinë, një ring apo rrëshqitëse të ndryshme. Një 21 vjeçare e lyer e gjitha me baltë thotë se kjo është një eksperiencë shumë e veçantë dhe se ajo po argëtohet pafund.

Pjesmarrësit duket të gjithë identikë dhe është vështirë të dallosh nga çfarë vendi i botës vinë, pasi janë të gjithë të mbuluar nga balta. Një tjetër pjesmarrës shprehet se lojërat në baltë janë shumë argëtuese dhe ai njohu shumë miq të rinj, dhe do të dëshironte të kthehej sërisht vitin tjetër.

Por përveç argëtimit dhe bërjes pis, festivali i baltës ka dhe një justifikim të vlefshëm shëndetësor pasi sipas organizuesve të saj balta që ata përdorin ka efekte të mira për lëkurën e njerëzve.

Redaksia Online
(Suada B. / Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?



×

Lajmi i fundit

Giorgia Meloni njësh me njerëzit, merr pjesë në paradën e Bersaglieri! Selfie dhe shtrëngime duarsh

Giorgia Meloni njësh me njerëzit, merr pjesë në paradën e Bersaglieri! Selfie dhe shtrëngime duarsh