Festivali i binjakëve në Ohio të SHBA-së/Pjesëmarrës 2000 çifte binjakësh nga e gjithë bota

Ka shumë festivale të pazakontë dhe të mrekullueshme që zhvillohen në botë, por Festivali i binjakëve që mbahet çdo vit në Twinsburg, në Ohio të SHBA është më i madhi i simotrave. 
Në festivalin e parë të zhvilluar në vitin 1976 morën pjesë vetëm 37 kopje binjakësh, kurse sot ai është i hapur për binjakët identikë, binjakë jo identikë, të rinj, të moshuar, si dhe familjet e tyre. Në event zakonisht marrin pjesë deri 2000 çifte binjakësh të ardhur kryesisht nga SHBA, Nigeria, Brazili, Australia, Gana, Kanadaja, Irlanda, Zelanda e Re, Franca, Italia, Anglia, Belgjika, Gjermania, Japonia, Kina dhe India. 

Gjatë tre ditëve të festivalit mysafirët shfaqin talentet e tyre, lidhin miqësi të reja dhe marrin pjesë në aktivitete të ndryshme. Festivali tërheq gjithashtu dhe shumë anëtarë të komunitetit shkencor, të cilet e përdorin praninë e mijëra binjakëve identikë dhe binjakëve vëllazërorë për të kryer studime genetike.

Vetë qyteti ka një histori të gjatë binjakësh. Fillimisht i kishte emrin Millsville, pastaj në fillim të shekullit të nëntëmbëdhjetë me urdhër të dy binjakëve identikë Moisi dhe Aaroni Wilcox që qeverisnin vendin, mori emrin që ka sot.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga 10 metër lartësi në vendin e punës, zbulohen detaje të reja lidhur me 41- vjeçarin shqiptar në Itali

Humbi jetën pasi ra nga 10 metër lartësi në vendin e punës, zbulohen detaje të reja lidhur me 41- vjeçarin shqiptar në Itali