Festivali i Dancit e seminari me të rinjtë, Preljocaj në Opera: Kontributi im, për të përforcuar lidhjet! E gjej vendin më të përparuar! Rroftë Shqipëria

Këtë të martë Angelin Preljocaj dhe kompania e tij e baletit, ndajnë nga përvoja e tyre në Akademinë Teatrale të Operas, teknika të dancit me balerinët vendas...

Është kontributi i radhës që koreografi i njohur me origjinë shqiptare jep për baletin vendas, në këtë edicion të dytë të Festivalit Ndërkombëtar të Dancit Bashkëkohor, që nën drejtimin e tij, zgjat deri në 23 tetor... 

“Ky është kontributi im, një dhuratë bujare që e bëj për vendin tim në shenjë mirënjohje për të gjithë atë që kam marrë dhe për të përforcuar lidhjet me Shqipërinë”, shprehet koreografi Angelin Preljocaj.

Programin e Festivalit, të cilin e prezantojnë këtë të mërkurë, në një atmosferë festive të improvizuar në hollin e Teatrit, ia ka besuar bashkëpunëtores së tij për mbi tri dekada Nicole Said si dhe drejtores së Qendrës për Art e Kulturë ‘Harabel’, Ajola Xoxës. 

Thotë se këtë ngjarje të kërcimit, po përpiqen të gjithë ta rrisin, siç bëhet me një fëmijë...

Krahas ‘Balet Prejlocaj’ janë katër trupa të tjera të njohura, që përmes performancave të tyre artistike do të njohin publikun në skenën e ‘Operas’ me koreografi magjepsëse. Sipari çelet me baletin ‘Gravity’, për dy net radhazi, të mërkurë e të enjte.

Ndonëse i lindur në Francë, Preljocaj tregon se brenda shtëpisë jetonin si shqiptarë dhe identiteti i tij, natyrshëm del edhe në krijimtari, si në baletet ‘Dasma’ apo ‘Amer Amerika’. Mbajtja  e këtij festivali, mundësia që i jep trupës së Operës për të performuar falas veprat e tij, rikthimi i kthyer gati në ritual në këtë skenë, siç thotë janë shenja mirënjohje ndaj ‘rrënjëve’.

“Vë re në këtë rikthim se trupa, Opera kanë evoluar shumë. I gëzuar që mund ta konfirmoj këtë zhvillim dhe për vendin, e gjej çdo herë e më të përparuar. Kështu që jam më se i kënaqur që po punojmë të gjithë bashkë dhe rroftë Shqipëria”, shton më tej Preljocaj.

SI.E./E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar