Festivali i fëmijëve në Shkodër
qindra spektatorë në sheshin e qytetit

Festivali i fëmijëve në Shkodër<br />qindra spektatorë në sheshin e qytetit
Mes tingujve të bukur muzikorë dhe zërave të ëmbël është çelur mbrëmë në qendër të qytetit të Shkodrës Festivali i 54-të Mbarëkombëtar i këngës për Fëmijë. Në natën e parë performuan 10 këngëtarët e parë, ndërsa ky festival do të mbahet edhe dy net të tjera në datat 14 dhe 15 korrik. Festivali ka mbledhur në qendër të qytetit qindra spektatorë.

Për organizimin e këtij aktiviteti kanë punuar emrat më të njohur të kompozitorëve dhe muzikantëve të skenës shqiptare. Mbrëmë drejtori i festivalit Kujtim Alija, u shpreh i kënaqur për ecurinë e natës së parë.

Ajo që është e rëndësishme, Festivali i Shkodrës është festivali klasik ku fëmijët vijnë për të kënduar e pastaj për të performuar. Në natën e p[arë, pjesa dërrmuese e fëmijëve kanë kënduar shumë mirë” tha ai.

I Krijuar në maj të vitit 1963, Festivali Mbarëkombëtar i Këngës për Fëmijë mbetet një nga traditat më të bukura muzikore që ky qytet e ruajti me një dashuri të veçantë.

Prej vitit 1993 festivali i fëmijëve në Shkodër u kthye në mbarëkombëtar dhe që nga ky vit marrin pjesë fëmijët nga të gjitha trevat shqipfolëse.

festivali shkodres

festivali shkodres

festivali shkodres

festivali shkodres

festivali shkodres

festivali shkodres

festivali shkodres

 FOTO

Redaksia Online
(B.H/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Komandanti i KFOR-it bisedon me shefin e ushtrisë serbe për gjendjen e sigurisë në Kosovë

Komandanti i KFOR-it bisedon me shefin e ushtrisë serbe për gjendjen e sigurisë në Kosovë