Festivali i filmit në Marubi, vjen
regjisori që jetoi me terroristët

Festivali i filmit në Marubi, vjen<br />regjisori që jetoi me terroristët
Edicioni i 12-të i festivalit ndërkombëtar të filmit për të drejtat e njeriut do të hapet sot në mbrëmje me një film të veçantë dokumentar, që sheh nga brenda shtëpisë aktivitetin konkret të terroristëve sirianë. 

Është filmi “Dugma”-The Button i regjisorit norvegjez Pal Refsdal që do të shfaqet në mbrëmje në Akademinë e Filmit&Multimedia Marubi. Për shfaqjen e këtij filmi, do të jetë i pranishëm edhe vet regjisori. 

Filmi trajton jetët e një grupi shumë të ndryshëm kamikazësh të Al Kaedës që veprojnë në Siri. Regjisori Refsdal do të jetë i pranishëm gjatë shfaqjes së filmit. Ai ka qenë një gazetar i lirë që ka punuar në zona të nxehta lufte.

Filmi është një produkt i punës së tij që e ka lidhur me grupe të ndryshme rebele. Në film ai vjen për të dëshmuar nga krahu tjetër i frontit, duke shfrytëzuar materialet që ka grumbulluar në vitin 2009, ku ishte i infiltruar mes trupave Talebane në Afganistan.

U u zu rob dhe u mbajt peng për një javë. Pål Refsdal është bërë i njohur edhe për përfshirjen në  Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës në vitin 1989 ku qëndroi tre muaj në spital pas plagosjes nga forcat jugosllave. 

marubi
(Regjisori që jetoi me terroristët)

Redaksia Online
Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Mundësi Valiev fitoi medaljen historike për Shqipërinë, Rama: Një lajm që flet shumë! Komitetit ynë Olimpik ka rilindur

Paris 2024/ Mundësi Valiev fitoi medaljen historike për Shqipërinë, Rama: Një lajm që flet shumë! Komitetit ynë Olimpik ka rilindur