Festivali i Filmit për të Drejtat e
Njeriut, vijnë 37 kineastë nga bota

Festivali i Filmit për të Drejtat e<br />Njeriut, vijnë 37 kineastë nga bota
TIRANE - Populizmi dhe Radikalizmi, me këtë temë që ngjall debate të forta në fokus do të vijë në Tiranë Festivali Ndërkombëtar i Filmit për të Drejtat e Njeriut, ku do të marrin pjesë regjisorë e kineastë nga Norvegjia, Izraeli, Gjermania, Shqipëria e më gjerë. 

I konsideruar si një nga eventet më të rëndësishme kinematografike, festivali do ta çelë siparin më 18 shtator dhe do të mbyllet më 23 shtator dhe do të çelet me shfaqjen filmit të parë “Dugma” të regjisorit norvegjez Pal Refsdal.

Tema provokuese ka tërhequr 3000 aplikantë nga të cilat bordi profesional ka përzgjedhur 39 prodhime filmike, ku disa prej filmave të zgjedhur fitues të çmimeve në festivale ndërkombëtare.

Festivali Ndërkombëtar i Filmit për të Drejtat e Njeriut organizohet nga Akademia e Filmit dhe Multimedias “Marubi” dhe gjatw 5 ditwve tw Festivalit janë parashikuar jo vetëm shfaqje filmash e takime me regjisorwt, por edhe disa aktivitete të rëndësishme.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Shifrat rekord/ Malli i importit ‘mbyt’ prodhimin ‘Made in Albania’! Janar-Qershor u importuan 597 mijë tonë ushqime

Shifrat rekord/ Malli i importit ‘mbyt’ prodhimin ‘Made in Albania’! Janar-Qershor u importuan 597 mijë tonë ushqime