Festivali i Jazz-it Ballkanik në Tiranë, Gent Rushi: Dëgjoni sa më shumë muzikë të mirë (VIDEO)

Festivali Ballkan Jazz show case ngriti siparin në Tiranë. Në këtë edicion të dytë grupi “AJS trio”, që përbëhet nga pianisti Gent Rushi, bateristi Emiljano Dhimo dhe saksofonistin Ermal Rodi, hapën mbrëmjen muzikore, duke u uruar mirëseardhjen dy grupeve të tjera nga Mali i Zi edhe Greqia. Dy pjesët që artistët shqiptarë kishin përzgjedhur ishin “Vallja Tiranse” dhe “Zare trendafile”. Për Gent Rushin, i cili është edhe njëkohësisht drejtori artistik i këtij festivali, puna sapo ka filluar, edhe pas saj është një staf i tërë profesionistësh, të cilët punojnë që gjithçka të shkojë sa më mirë.

“Dy këngët që luajtëm janë pjesë e projektit tonë të ri, AJS trio, që tashmë e ka bërë xhiron e botës, duke shkuar deri në Kinë edhe që shumë shpjet do të jetë në një album”, shprehet drejtori artistik, Gent Rushi.

Dita ndërkombëtare e jazz-it, festohet në të gjithë botën, ndërsa artistët shqiptarë i gjen në natën e dytë të festivalit. Në këtë natë do të ngjiten në skenë përpos orkestrës së Universitetit të Arteve (Shqipëri), “Ermal Rodi quintet” (Shqipëri), “Saso Popovski trio” nga Maqedonia e Veriut dhe “Jazztheria band” nga Serbia.

“Risia është që ne u kemi dhënë shumë hapësirë artistëve të rinj, luan orkestra e universitetit të arteve, me rreth 20 muzikantë të rinj. Ka shumë artistë të rinj, që premtojnë shumë, për këtë jam optimistë edhe prandaj po vazhdoj që të punojë. Për ditën ndërkombëtare të jazzi-t është që dëgjoni sa më shumë muzikë të mirë, edhe hajdeni ku gjithmonë luhet muzikë e mirë”, shprehet Rushi.  

Data 30 prill njihet si dita ndërkombëtare e muzikës jaz, e cila festohet me qëllim të rritjes së vetëdijes për vlerat e jazit si një mjet edukativ dhe forcë për paqen, unitetin, dialogun dhe bashkëpunimin e zgjeruar mes njerëzve. UNESCO ka caktuar 30 prillin për këtë ditë, me rezolutën e miratuar në Konferencën e Përgjithshme të kësaj organizate, në nëntor të 2011-ës.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Aksident i rëndë në Korçë, makina zë poshtë të riun që po lëvizte me skuter

Aksident i rëndë në Korçë, makina zë poshtë të riun që po lëvizte me skuter