A duhet t’i shpjegojmë fëmijëve humbjen e personave të dashur? Pediatria Lira Gjika: Po, fëmija ende nuk ka sferë emocionale të zhvilluar

T’u shpjegosh fëmijëve humbjen e personave të dashur  është një nga vështirësitë më të mëdha të prindërve. Pasi i tremben reagimit të tyre dhe nëse do të jenë në gjendje që ta kuptojnë dhe të merren me atë dhimbje, pavarësisht moshës së tyre.

Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli” pediatria Lira Gjika u shpreh se fëmijës duhet t’I tregojmë të vërteten, duke ia shpjeguar atë.

“Ne nuk kemi kurajo sepse jemi mësuar të gënjejmë dhe i biem shkurt. Dhe e gënjejmë fëmijën për një gjë të madhe, ne e gënjejmë fëmijën edhe kur humbin prindërit, nuk e lëmë të jetë pjesë e zisë, kur zia është një stad që duhet jetuar me vërtetësinë më të madhe sidomos tek fëmijët. Fëmija mban zi edhe kur e shkëpusim nga gjiri” tha ajo.

Por si mund t’ia shpjegojmë fëmijës mungesën e një anëtari të dashur të familjes:

“Shumë thjesht, nuk ka qenë kaq problem para 80 vitesh. Fëmijët merrnin pjesë në varrim, thuaji ‘ nuk është më’, tregohet me lulen shumë mirë, tregohet me peshkun, me kafshët. Merr një lule,  fishket lulja e futim në dhe, kjo është e vërteta, pse kemi frikë nga e  vërteta? Nuk trembet fëmija, ai ka hallin se cfarë do të ndodhi me të” këshilloi ajo.

Ndërsa shpjegoi se t’i tregosh fëmijës për vdekjen nuk e dëmton  por e ndihmon që të kuptojë se askush nuk e shpërfill atë:

“Absolutisht që jo, fëmijën e dëmton vetëm gënjeshtra. Fëmija ende nuk ka atë sferë emocionale të zhvilluar siç e kemi ne. Fëmijës i mungon dhe qan jo se e do por se e gënjejnë. Ne nuk kuptojmë përse qan fëmija. Natyrisht që i mungon një njeri por qan më shumë se ne e gënjejmë, nuk e respektojmë dhe nuk i themi të vërtetën, çuditërisht fëmija e di. Pra ne gënjejmë veten, fëmija e merr që nuk e përfill njeri” u shpreh pediatria Lira Gjika.


Lajmi kryesor:

Përse nuk duhet t’i gënjejmë fëmijët? Një manual për prindërit sipas pediatres Lira Gjika


MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës