Festivali i këngës në RTSH
nis sot gara, këngët 100% live

TIRANE- Nis sot udhën edicioni i 50-të i festivalit të këngës në RTSH. Pas ditësh të tëra përgatitjesh konkurentët do të ngjiten në skenën, e përgatitur prej skenografit Bashkim Zahaj, në Pallatin të Kongreseve, në datat 26, 27, 28 dhe 29 dhjetor.

Një skenë tepër moderne, madhështore, dhe e mbështetur në lojën e dritave, së cilës do t;i shtohet dhe interpretimi 100% live nga këngëtarët si dhe nga orkestra e banda muzikore. Nuk do të kemi më baza orkestrale të regjistruara apo instrumentistë që bëjnë sikur luajnë. Gjithçka do të jetë live, përpara syve të spektatorit, çka e bënë edhe më të vështirë garën e këtij viti. Të gjithë do të kalojnë në provën e zjarrit.

Festivali do të drejtohet nga  ish-misi Hygerta Sako, nga aktori  Kreshnik Xhelilaj dhe nga prezantuesja Enkelejda Zeko .  Drejtor artistik është Shpëtim Saraçi me bashkëpunëtorë Alfred Kaçinarin dhe Edmond Zhulalin.

Në natën e parë dhe të dytë të festivalit do të prezantohen 28 këngët pjesëmarrëse, ndërsa nata e tretë do t’i kushtohet historisë së këtij festivali, duke vënë në skenë këngët fituese ndër vite. Nata e katërt do të jetë nata e ndarjes së çmimeve, që do ta çojë fituesin në Eurovizion.

Tashmë është hedhur shorti dhe natën e parë do të ngjiten në skenë artistët si Bashkim Alibali, Samanta Karavella, Endri dhe Stefi Prifti, Rona Nishliu, Orinda Huta, Alban Kondi, Altin Goci, Elton Deda, etj.

Ndërsa natën e dytë radhën do ta kënë këngëtarët Dr. Flori, Kamela Islamaj, Frederik Ndoci, Marsida Saraçi, Bojken Lako, Mariza Ikonomi, Kujtim Prodani, Iris Hoxha, Saimir Braho, etj.

Sipas drejtorit artistik Shpëtim Saraçi, ky edicion ka si qëllim parësor muzikën e mirë, por nuk do të mungojnë edhe elementët e spektaklit. Edhe pse është një natë e muzikës shqiptare nuk të mungojnë edhe të ftuarit. Në natën e parë të edicionit, më 26 dhjetor do të jetë i ftuar këngëtari i famshëm afrikan i muzikës dance Edy Wata. Disa nga këngët e ti më të njohura janë: "Jam", In Your Mind", "Thë Bomb", "I Love My People", "My Drem", etj. Në natën e dytë të festivalit do të ngjitet në skenë një tjetër emër i njohur i muzikës dance, këngëtarja britanike Katherine Ellies, e njohur dhe si Kathy Wood, Arrola dhe K.Ellies.

Në natën e tretë, 26 “hitet" e festivalit ndër vite, që do të këndohen në skenë janë "Fëmija i parë", "Flakë e borë", "Të dua o det", "Valsi i lumturisë", "Fati ynë shpresë dhe marrëzi", "Dhuratë për ditëlindjen", "Kënga e nënës", "Veç një herë troket", "Rrjedh në këngë e ligjërime", "Jon", "Pesha e fatit", "Pyes lotin", "Ante i tokës sime", etj. Disa nga këngëtarët që do të ngjiten në skenën e natës së tretë janë: Myfarete laze, Sherif Merdani, Frederik Ndoci, Irma dhe Eranda Libohova, David Tukiqi, Luan Zhegu, Bashkim Alibali, Mira Konçi, Manjola Nallbani, Juli Ndoci, Aleksandër Gjoka, Viktor Tahiraj, Rovena Dilo, etj.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Real Madrid ndryshon emrin e stadiumit

Real Madrid ndryshon emrin e stadiumit