Festivali i Kulinarisë/ Meta-prodhuesve: Vendosët 'pasaportën' e mikpritjes shqiptare, ndërtoni për të integruar traditat që i keni nën moton 'bukë, kripë dhe zemër'

Festivali i Kulinarisë/ Meta-prodhuesve: Vendosët 'pasaportën' e mikpritjes shqiptare, ndërtoni për të integruar traditat që i keni nën moton 'bukë, kripë dhe zemër'

Presidenti Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta zhvilloi Festivalin Kombëtar të Kulinarisë, Bujtinave dhe Prodhuesve Vendorë në mjediset e Presidencës, ku morën pjesë dhjetëra sipërmarrës shqiptarë, prodhues të vegjël dhe të mëdhenj, fermerë, blegtorë, bujtinas, mjeshtra të kuzhinës shqiptare, grumbullues dhe përpunues të prodhimeve bujqësore e blegtorale, autoritete qendrore dhe vendore, diplomatë të huaj, si dhe përfaqësues të turizmit nga Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut. Në fjalën e tij, i falënderoi të gjithë që kanë vendosur ‘pasaportën’ e mikpritjes shqiptare.

“Jam krenar dhe i lumtur, që të jemi sot së bashku në Festivalin Kombëtar të Bujtinave, Restoranteve dhe Prodhuesve Vendorë  dhe arritjeve të gjithë aktorëve vendorë të turizmit në vendin tonë! Kjo ditë e bukur më jep gjithë kënaqësinë, për të ndarë me ju, optimizmin dhe synimin për një sezoni turistik sa më  të suksesshëm, optimist dhe shpresëdhënës, pas këtyre sfidave me të cilat jemi ndeshur.  Ju keni vendosur ‘pasaportën’ tuaj të mikpritjes shqiptare, për të gjithë vizitorët nga rajoni, Europa dhe bota, për të gjithë turistët që e kanë zgjedhur Shqipërinë si destinacion dhe e kanë vendosur në ‘top listën’ e guidave të tyre. Është pikërisht puna juaj së bashku me atë të fermerëve, blegtorëve, prodhuesve të frutave, perimeve, kultivuesve dhe përpunuesve të bimëve mjekësore, peshkatarëve, bletërritësve, vreshtarëve dhe prodhuesve të verës, të vajit të ullirit, barinjve dhe përpunuesve të qumështit, baxhoxhinjve dhe shumë njerëzve të thjeshtë, të cilët me ekonomitë e vogla familjare, mbajnë këtë industri që duhet të rritet dhe konsolidohet dita ditës, duke marrë një peshë gjithnjë edhe më të madhe në rritjen e te ardhurave  jo vetëm në ekonominë e vendit, por edhe për vetë familjet e thjeshta shqiptare”, tha Meta.

Meta shtoi se ky festival dëshmon se restorantet, bujtinat, prodhuesit vendorë të turizmit në Shqipëri, janë bashkuar dhe mbështetur rreth një filozofie, një misioni: “Për një turizëm cilësor, gjithëvjetor, konkurues dhe me standarde europiane, për të mirën e Shqipërisë  dhe ekonomisë së shqiptarëve.” Ndër të tjera përmendi moton ‘Bukë, kripë dhe zemër’.

“E pikërisht jeni ju, përfaqësuesit e Shoqatës së Restoranteve, Bujtinave, Prodhuesve Vendorë, që me shumë angazhim, dhe përkushtim punoni, për të ndërtuar dhe integruar këto pasuri, tradita dhe vlera në një rezultat, që bukur e keni edhe nën moton tuaj: ‘Bukë, Kripë dhe Zemër.’ Prania dhe angazhimi juaj sot këtu, më jep shumë kënaqësi, pasi të merresh me turizëm sot është një punë shumë e vlerësuar dhe e respektuar, por aspak e lehtë, për shkak të sfidave të mëdha. Ju keni ardhur nga gjithë Shqipëria, pa dallime, pa ndasi, pa paragjykime, keni ardhur nga bjeshkët e bukura të Valbonës, dhe nga  brigjet e Jonit”, tha Meta.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan