‘Festivali i Magjisë’ vjen në Tiranë përgjatë këtyre datave! Performojnë iluzionistët më të mirë të kohës

‘Festivali i Magjisë’ vjen në Tiranë përgjatë këtyre datave! Performojnë iluzionistët më të mirë të kohës

TIRANË - Përmirësimi infrastrukturor dhe arkitekturor i Tiranës në dekadën e fundit ka pasuar me rritjen jo vetëm të numrit të turistëve – tashmë nga të gjitha vendet e botës – por edhe ne joshjen e produksioneve të mëdha të huaja.

Konkretisht bëhet fjalë për “Las Vegas Magic Festival”, i cili në itinerarin e tureve ndërkombëtare që kryen prej vitesh, tani ka përfshirë dhe kryeqytetin tonë.

Ky festival ekskluzivisht nga Las Vegas do të jetë i përbërë nga 7 prej alkimistëve më të talentuar të kohëve moderne, të cilët do të vijnë ekskluzivisht në datat 5-6-7 prill në Pallatin e Kongreseve për të na dhuruar momente magjie, humor dhe emocione të papërshkrueshme.

Këta janë iluzionistë me një seri çmimesh prestigjoze si Merlin, ekuivalente të çmimeve Oscar, Guinness etj.

Ato do të shihni si do shfaqet nga hiçi një helikopter i vërtet. Do të ndiqni sesi objektet do të kthehen në hi përpara syve tuaja, njerëz që fluturojnë, pasqyra magjike dhe truke të tjera të pabesueshme që tejkalojnë çdo ligj fizike apo logjike.

Las Vegas Magic Festival do të kthehet në destinacionin e preferuar të familjeve, të rinjve e kujtdo tjetër fundjavën e 5, 6 dhe 7 prillit.

Një shfaqje ekskluzive dhe e veçantë për të gjithë që padyshim nuk duhet humbur.

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?



×

Lajmi i fundit

'Je në kontraditkë me atë që the', e ftuara braktis emisionin: Mos analizo fjalën time, mos ndërhy tek unë

'Je në kontraditkë me atë që the', e ftuara braktis emisionin: Mos analizo fjalën time, mos ndërhy tek unë