Nxënësit në të gjitha gjimnazet në vend po përgatiten për Festivalin e Shkencës 2026.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga nxënës të cilët kanë gati projektet për t'u prezantuar para jurive në nivel shkollash.
Sipas Ramës, do të ketë një garë unike në gjithë shkollat e mesme.
“Mirëmëngjes dhe në ditën kur Festivali i Shkencës merr zyrtarisht kuptimin e një gare, ku eksperimentet janë kthyer në arritje dhe dijet në projekte gati për t'u prezantuar para jurive në nivel shkollash, duke nisur një garë unike në gjithë shkollat e mesme, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
Festivali i Shkencës synon të nxisë kreativitetin, mendimin kritik dhe aftësitë kërkimore të nxënësve, përmes projekteve inovative në shkencë, teknologji dhe matematikë.
Një mundësi për nxënësit që të shprehin idetë e tyre dhe të eksplorojnë botën e shkencës.
Komente












