Festivali Jazz In Albania sot në
Tiranë, artistët rrëfejnë surprizat

Festivali Jazz In Albania sot në<br />Tiranë, artistët rrëfejnë surprizat
             I organizuar nga shoqata “Syri Blu” nën drejtimin artistik të mjeshtrit Gent Rushi, festivali i Jazz-it rikthehet në edicionin e tij të gjashtë në datën 18 korrik në orën 21.00 në ambientet e Hotel Rogner.

Ky festival vjen ndoshta si i vetmi festival që ka rezistuar dhe sjell risi nga viti në vit, u shpreh presidenti këtij festivali Besim Petrela.
 
“Natyrisht festivali është muzikë jaz dhe jo vetëm, pra janë të ftuar edhe forma që e bëjnë me atraktive për publikun. Jam i bindur që shumëllojshmëria dhe larmia janë të shumta dhe do t’i sjellin më shumë vlerë festivalit”u shpreh Petrela.

Organizatorët e festivalit falënderuan gjatë një konference për shtyp edhe partnerët mbështetës, të cilët i konsideruan si miq të pandarë të artit e kulturës.

Gent Rushi, drejtori artistik i festivalit shprehet se pjesëmarrësit dhe grupet muzikore do të vijnë nga Italia, Zvicra, Hungaria, Serbia, Hollanda, Izraeli, Egjipti, Polonia,  Greqia, Austria e më gjerë.

Një grup i veçantë, i njohur edhe në Europë është grupi i Jazz i ardhur nga Turqia “It had better be tonight”.

Këta artistë premtojnë se kanë shumë për treguar nga përvoja e tyre për publikun shqiptar, siç shprehet edhe drejtuesi i okestrës Xhelal Sevenxhan:
 
“Në Turqi muzika e kësaj orkestre, ka nisur të ndiqet edhe nga të rinjtë e të vjetrit, por prania e madhe e rinisë turke na bën të kemi shumë ndjekës. Ndaj dhe ky grup është i rëndësishëm për rininë e Stambollit e më gjerë. Kështu me mbështetjen e rinisë ne kemi një arsye të mirë për të zhvilluar dhe bashkuar me elementë e jazz- të Europës këtë muzikë që ne bëjmë, dhe do ta ndiqnë dhe ju gjatë këtij festivali. Kështu ne kemi edhe bashkinë e Stambollit që na mbështet prej 30 vjetësh. Por ne nuk e kemi mbështetur muzikën tonë vetëm në jazz, por edhe në disa rryma e drejtime të tjera që ndiqen në Europë”,u shpreh Xhelal Sevenxhan
 
Ndërsa instrumentit turk i muzikës jazz Mehmet Çelik thotë:

 “Muzika jazz që performojnë ne, sigurisht që ka edhe disa elementë të folklorit turk, por në përgjithësi ne kemi krijuar shtrije të gjithë elementëve të jazz-it duke krijuar kështu bashkëpunime dhe kontrata me grupe të njohura në Europë”,thotë Mehmet Celik.

[gallery]23126[/gallery] 
Drejtori artistik i festivalit Gent Rushi rrëfen disa profile të pjesëmarrësve, duke e lënë kureshtjen të ndezur për llojin e muzikës që ata do të interpretojnë.   
 
“ Gama është shumë e gjerë duke nisur nga jazi tradicional  e e jo vetëm”, shprehet Rushi.

 Por Gent Rushi edhe pse drejtues artistik rezervon si gjithmonë disa surpriza për publikun për të përfaqësuar botën shqiptare të jazz-it në këtë festival, ku pjesë e kësaj bote muzikore do të jetë edhe saksofonisti i njohur shqiptar Ermal Rodi.

Festivali pas natës së parë që do të mbahet  ambjentet e Hotel Rogner, mbrëmjen e kësaj të marte, do të vijojë më pas me udhëtime nëpër Shqipëri deri në datën 26 korrik.

Ky udhëtim muzikor do të nis në qytetet Fier, në teatrin e Apolonisë, në Shkodër, në Vlorë e në Korçë. 

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

I dëmtuan blogeres fytyrën, Ish-banorja e Big Brother Antonela Berishaj dhe motra e saj në kërkim, 'karshillëk' policisë pozojnë me rroba të reja

I dëmtuan blogeres fytyrën, Ish-banorja e Big Brother Antonela Berishaj dhe motra e saj në kërkim, 'karshillëk' policisë pozojnë me rroba të reja