Festivali ‘MareMeum’ magjeps qytetin e Vlorës, dy artistët italianë performojnë ‘live’ për publikun shqiptar

Festivali “MareMeum” është stacionuar mbrëmjen e së premtes në mjediset e Petroliferës në Vlorë, ku foli me zëra italianë. Në koncertin e tij të fundit festivali erdhi si një bashkëpunim i Institutit Italian të Kulturës me Komitetin Kombëtar Italian të Muzikës.

Dy artistët italianë Gennaro Cardaropoli dhe Ferro në piano, performuan përballë publikut artdashës, ku nuk munguan as përfaqësues të autoriteteve të kulturës italiane dhe shqiptare.

Kreu i Bashkisë Vlorë Ermal Dredha vlerësoi festivalin muzikor me drejtues artistik Aulon Naci, si një ngjarje që e shijuan edhe turistët në pushimet e tyre në qytetin bregdetar.

“Aktiviteti në fakt është në vazhdën e asaj që ka dashur me shfaq dhe të promovojë Aulon Naçi me këto evente shumë speciale. “MareMeum” e ka vendos ai emrin, megjithatë shohim që ka zgjedhur tre lokacione të ndryshme, pra ne duam të promovojmë vende të ndryshme të Vlorës, që nesër mund të kthehen në destinacion edhe nga turistët që zgjedhin për të parë Vlorën si një  destinacion, por patjetër për ti dhënë edhe pak ngjyra si kjo nata speciale e sotme”, u shpreh kryebashkiaku i Vlorës Ermal Dredha. 

Vlerat artistike në festivalit u vlerësuan nga emra të mëdhenj si Kristaq Skrami, Zhani Ciko apo  Artan Shabani.

“Ishte një koncert i jashtëzakonshëm i këtyre dy instrumentistëve italianë, por edhe nata e mbrëmshme në teatër ishte edhe ajo një shfaqje shumë e bukur”, u shpreh kinematografi Kristaq Skarmi.

“Janë aktivitete të cilat pasurojnë, tregojnë që ky qytet përveç se traditave të mëdha që ka të saj, ka nevojë edhe për këto mbrëmjet e veçanta”, u shpreh artisti Zhani Ciko.

“Po për të tilla aktivitete të gjithë kemi nevojë, sepse duhet të sintetizohemi me të bukurën, duhet të kultivojmë brenda vetes tonë ato tingujt e të bukurës, tingujt nga autorë të mëdhenj”, tha Zhani Ciko.

Edhe turistët Italian që po pushonin në qytetin bregdetarë shijuan tingujt e muzikës.

“Publik këtu është shumë i ngrohtë dhe  çdo gjë është e bukur. Atmosfera këtu, më duket sikur jam në Itali”, u shpreh një turistë italian.

Pas shumë mbrëmjeve artistike, ky koncert shënoi dhe mbylljen e Festivalit MareMeum në Vlorë, duke i dhënë qytetit një gjallëri dhe dimension artistik të veçantë.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Historia e kremtimit të Krishtlindjeve

Historia e kremtimit të Krishtlindjeve