Festivali Ndërkombetar i Muzikës
së Dhomës, 6 ditë radhazi në Durrës

Festivali Ndërkombetar i Muzikës<br />së Dhomës, 6 ditë radhazi në Durrës
Tashme është bërë traditë organizimi i Festivalit Nderkombëtar i Muzikës së Dhomës në qytetin e Durrësit.

Kanë nisur mbrëmjet e festivalit te XI i cili është organizuar në mjediset e Muzeut Arkeologjik të ketij qyteti. Të apasionuarit e ketij zhanri muzikor do të kenë mundësinë që të ndjekin krijimtarinë e autorëve të njohur Bartok, Dvorzhak e të tjerë nëpërmjet instrumentistëve vendas dhe të huaj të cilët kanë ardhur nga Italia, Polonia, Serbia dhe vende te tjera.

Nevila Kalaja, Drejtore Artistike e Festivalit thotë se ky eveniment tashmë ka 11 vjet që organizohet në qytetin e Durrësit falë bashkëpunimit me institucione vendase dhe të huaja.

'Për të 11 vit radhazi mblidhemi të dëgjojmë koncerte të Festivalit Nderkombëtar i Muzikës të Dhomës. Ky festival ka krijuar fizionominë e tij, dimë se çfarë niveli duhet të arrijmë, dhe çfarë t’i dhurojë publikut durrësak'', deklaroi Kalaj.


Për të gjtihë artdashësit, do të jenë 6 netë të këtij festivali në mjediset e Muzeut Arkeologjik të qytetit të Durrësit  Në festival marrin pjesë instrumentiste vendas dhe të huaj.

Redaksia Online 
(xh.k/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Dortmundi nderon Gjermaninë, Bundesliga dërgon 5 skuadra në Champions League

Dortmundi nderon Gjermaninë, Bundesliga dërgon 5 skuadra në Champions League