Festivali në Estoni/ Kompozitori shqiptar Thomas Simaku në Ditët e Muzikës Botërore 2019

Festivali në Estoni/ Kompozitori shqiptar Thomas Simaku në Ditët e Muzikës Botërore 2019

Interpretuar nga një ansambël, fituesi i çmimit Grammy, dhe i transmetuar direkt, ky koncert u përcoll nga European Broadcasting Union. “Por moment i mbrëmjes që qëndroi më shumë në mendje erdhi në kulminacionin e veprës La Leggiadra Luna (Hëna e Magjishme) të Thomas Simakut, në të cilin një akord i stuhishëm prej tetë notash riverberoi përreth trarëve të katedrales së Shën Kollit në Tallin dhe u ndje sikur zgjati përjetësisht”.

La Leggiadra Luna- Vepra e kompozitorit shqiptar Thomas Simaku u interpretua në Festivalin e Shoqatës Ndërkombëtare të Muzikës Bashkëkohore (ISCM) – Ditët e Muzikës Botërore në Estonimë 4 maj 2019.  E kompozuar përkor a cappella, kjo vepër është bazuar në poemën e Sapphos, e përkthyer nga greqishtja e vjetër në italishten modern nga poeti siçilian, fitues i Çmimit Nobel, Salvatore Quasimodo. Ditët e Muzikës Botërore është festivali më I vjetëri I muzikëssë re. I themeluar në vitin 1922 në Salzburg të Austrisë, ky festival është konsideruar si ‘Olimpiada Botërore e Muzikës’, ku marrin pjesë rreth 50 vende nga e gjithë bota.

Që nga viti 1995, kur për here të pare një vepër e njëkompozitori shqiptar zgjidhej në këtë festival, veprat e kompozitorit Simaku janë zgjedhur nga juritë ndërkombëtare në 10 edicione të këtij festivali. Në edicionin e këtij viti, vepra e Simakut u interpretua nga Estonian Philharmonic Chamber Choir, një nga ansamblet më të njohur në Evropë,fitues të Çmimit Grammy Aëard.

Koncerti u transmetua direkt nga radio kombëtare e Estonisë, dhe iu dha për transmetim vendeve tëBashkimit European (European Broadcasting Union). Në recensionin e tij kritiku anglez Timmy Fisher, shkroi: “Por moment I mbrëmjes që qëndroi më shumë në mendje erdhi në kulminacionin e veprës La Leggiadra Luna (Hëna e Magjishme) të Thomas Simakut, në të cilin një akord i stuhishëm prej tetë notash riverberoi përreth trarëve të katedrales së Shën Kollit në Tallin dhe u ndje sikur zgjati përjetësisht”.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Ja përse çanta nuk duhet lënë në tokë

Ja përse çanta nuk duhet lënë në tokë