Festivali “Sunny Hill” i organizuar nga Dua Lipa dhe babai i saj Dukagjini, ku performuan artistë të famshëm shqiptarë dhe të huaj do të rikthehet sërish në 2020-ën, përsëri në Kosovë.
Këngëtarë të njohur performuan për publikun, duke e kthyer festivalin në kryefjalën e mediave shqiptare dhe atyre të huaja. Koncerti do të mbahet në Qendrën e Panaireve në Bernicë dhe kësaj here do të marrin pjesë më shumë artistë ndërkombëtarë.
Këtë e ka bërë të ditur ministri i tregtisë dhe industrisë, Endrit Shala, i cili ka nënshkruar sërish një marrëveshje me Dukagjin Lipën dhe Duan.

“Sot, kam nënshkruar marrëveshje me “Sunny Hill Festival”, duke bërë realitet premtimin e dhënë muaj më parë dhe duke dëshmuar që promovimi i turizmit kulturor vazhdon të mbetet njëri ndër prioritet e mia. Përmes kësaj marrëveshje, nga sot e tutje, organizimi i festivalit më të madh rajonal dhe me bujë ndërkombëtare, do të bëhet në Qendrën e Panaireve në Bernicë. Kjo qendër është njëra ndër investimet e Shtetit tonë, që është shfrytëzuar minimalisht deri më tani, por kjo po ndryshon. Të gjitha investimet e vendit tonë duhet të shfrytëzohen nga qytetarët për qytetarët dhe në të mirë të vendit. Ne duhet të jemi Bashkë për Shtetin tonë!”- shkruan ministri në postimin e tij në Facebook.
Postimi i ministrit Endrit Shala
Këngëtari Gashi me Dua Lipën në “Sunny Hill”
Komente


Mendoja se Shqiperi Kosove jemi nji
Përgjigju