Festivali “Sunny Hill” i organizuar nga Dua Lipa dhe babai i saj Dukagjini, ku performuan artistë të famshëm shqiptarë dhe të huaj do të rikthehet sërish në 2020-ën, përsëri në Kosovë.
Këngëtarë të njohur performuan për publikun, duke e kthyer festivalin në kryefjalën e mediave shqiptare dhe atyre të huaja. Koncerti do të mbahet në Qendrën e Panaireve në Bernicë dhe kësaj here do të marrin pjesë më shumë artistë ndërkombëtarë.
Këtë e ka bërë të ditur ministri i tregtisë dhe industrisë, Endrit Shala, i cili ka nënshkruar sërish një marrëveshje me Dukagjin Lipën dhe Duan.
“Sot, kam nënshkruar marrëveshje me “Sunny Hill Festival”, duke bërë realitet premtimin e dhënë muaj më parë dhe duke dëshmuar që promovimi i turizmit kulturor vazhdon të mbetet njëri ndër prioritet e mia. Përmes kësaj marrëveshje, nga sot e tutje, organizimi i festivalit më të madh rajonal dhe me bujë ndërkombëtare, do të bëhet në Qendrën e Panaireve në Bernicë. Kjo qendër është njëra ndër investimet e Shtetit tonë, që është shfrytëzuar minimalisht deri më tani, por kjo po ndryshon. Të gjitha investimet e vendit tonë duhet të shfrytëzohen nga qytetarët për qytetarët dhe në të mirë të vendit. Ne duhet të jemi Bashkë për Shtetin tonë!”- shkruan ministri në postimin e tij në Facebook.
Postimi i ministrit Endrit Shala
Këngëtari Gashi me Dua Lipën në “Sunny Hill”
47/2
Sondazhi i ditës:
Siguria në plazhe këtë verë në krahasim me vitin e kaluar është?
-
Më e mirë
42.6%
-
Njësoj
35.8%
-
Më e keqe
21.6%
Vota total: 148
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dua Lipa nuk e fsheh më, publikon fotot e para me të dashurin e saj
4 Korrik, 09:27
-
VIDEO/ Më të dashuruar se kurrë, puthje pasiononte mes Dua Lipës dhe partnerit të saj në një klub nate
1 Korrik, 08:32
-
Dua Lipa shkruan histori në Glastonbury, BBC lëvdata të mëdha për artisten shqiptare
29 Qershor, 17:21
-
Doli në mbrojte të Gazës, Dua Lipa: Është vendim i madh, jam përgatitur të marr goditje
18 Qershor, 09:46
-
Dua Lipa zbukuron Caprin, mahnit me pamjen e saj në sfilatën e Jacquemus ‘La Casa’
13 Qershor, 11:11
-
Nuk ndalet Dua Lipa! Artistja e parë në histori me pesë këngë me nga 2 miliardë dëgjime në Spotify
6 Qershor, 08:35
-
Java e Krenarisë në Kosovë, Dua Lipa mesazh për komunitetin LGBT+
3 Qershor, 15:39
-
‘Të digjen të gjallë fëmijët’, Dua Lipa kërkon të ndalen sulmet në Gaza
29 Maj, 15:16
-
VIDEOLAJM/ Dua Lipa zgjedh Shqipërinë si vendin e preferuar për verën 2024
8 Maj, 21:40
-
Yjet mahnisin me pamjen e tyre në Met Gala 2024, ja si duket Dua Lipa
7 Maj, 09:50
-
Dua Lipa dhe Calum Turner zyrtarizojnë dashurinë, dalin hapur në Nju Jork
28 Prill, 12:04
-
Dua Lipa shkëlqen në ceremoninë e ndarjes së çmimeve ‘Time 100’
27 Prill, 12:33
Mendoja se Shqiperi Kosove jemi nji
Përgjigju