SHBA - Pamjet janë të zakonshme si çdo vit në Pamplona të Spanjës, por kësaj radhe jemi në Petersburg të shtetit amerikan Virxhinia. Festivali i demave është hera e parë që zhvillohet në këtë vend dhe është frymëzuar nga eventi tradicional vjetor i vrapimit të demave të San Ferminos në Spanjë dhe ka tërhequr më shumë se 3000 garues nga e gjithë Shtetet e Bashkuara.
Një numër i caktuar i demave luftarakë u lejuan të lëvizin në një fushë gjigande sporti mbushur me njerëz të cilët u nxitën të hyjnë në një rreth të demave. Në hapje të festivalit ishin të pranishëm mijëra amerikanë dhe turistë me fanela të bardha dhe shalle të kuqe.
Gjithashtu të pranishmit u dëfryen duke i hedhur qindra tonelata domate njëri-tjetrit. Larja në lëngun e domateve për banorët lokalë dhe vizitorët e këtij festivali ishte një kënaqësi e vërtetë.
Festivali i Demave në Virxhina është i pari nga dhjetë eventet e planifikuara që do të zhvillohen në Shtetet e Bashkuara deri më 2014.
(l.ç/v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com