Festohet 20-vjetori i shoqatës
“Polifonia Shqiptare” në MHK

Festohet 20-vjetori i shoqatës<br />“Polifonia Shqiptare” në MHK
Shoqata Kulturore Artistike “Polifonia Shqiptare” ka organizuar këtë të shtunë një takim me rastin e  20-vjetorit të themelimit të saj.

Takimi i titulluar “Polifonia në vite është shoqëruar me interpretime të këngëve popullore.

Gjatë konferencës janë shfaqur variante të interpretimit të isopolifonisë dhe janë diskutuar nga të pranishmit edhe problemet e ruajtjes dhe lëvrimit të polifonisë në të gjitha trevat ku këndohet kjo trashëgimi folklorike muzikore

"Mjafton që të gjithë ne si lebër dhe të gjithë dashamirësit e këngës labe të mos harrojmë që kënga labe nuk duhet lënë vetëm tek sa virtuozë si ai zgalemi i këngës së Dukatit, Fatosi që fluturon mbi varre nuk duhen harruar edhe këta djemtë e Kalivaçit”, shprehet shkrimtari Daut Gumeni.
 
Ndërsa studiuesi Bardhosh Gaçe ka përmendur disa nga kontribuuesit e shoqatës “Polifonia shqiptare” që i kanë paraprirë ruajtjes së kësaj tradite.

I pranishëm ka qenë edhe dirigjenti i njohur Zhani Ciko, i cili ka folur për rëndësinë e polifonisë në traditën e muzikës shqiptare.

“Polifonia është gjëja më e vyer e jona për arsye se është gjëja më e vjetër, është shumë e vjetër. Mbase është përpara dhe identitetit të kombit shqiptar, pa diskutim pavarësisht se këndohet shqip. Pse? I referohem për një fakt shkencor që shumë pak e kemi dëgjuar. Muzika siç kemi mësuar të përshkruhet ndahet në tone dhe semitone, nga një ton është distanca midis notës do dhe re dhe një gjysmë toni do dodiezis dhe gjysmës tjetër, polifonia jo, polifonia ndahet me çerek toni, domethënë është më e lashtë se ekzistenca e modeve, domethënë argumenti i thërrmizave të atomit që e ndajnë këtë mua më duket që është një argument historik që duhet interpretuar në shtratin e vet”, shprehet Zhani Ciko.

Takimi i mbajtur në Muzeun Historik Kombëtar ka vijuar me diskutime për problemet që dalin me deformimet e vlerave origjinale të polifonisë nga këngëtarë joprofesionistë.

Për këto tema kanë diskutuar më gjerë studiues dhe muzikologë të njohur si Pëllumb Xhufi, Zhani Ciko, Sokol Shupo, Bardhosh Gaçe, Pirro Miso e Daut Gumeni. 

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Ministri Gonxhja reagon për zjarrin në Finiq: Asnjë prej monumenteve në Parkun Arkeologjik nuk është prekur

Ministri Gonxhja reagon për zjarrin në Finiq: Asnjë prej monumenteve në Parkun Arkeologjik nuk është prekur