Festohet 25-vjetori i marrëdhënieve
Zvicër-Shqipëri, kujtime e ekspozita

Festohet 25-vjetori i marrëdhënieve<br />Zvicër-Shqipëri, kujtime e ekspozita
Në pasditen e 12 shtatorit në qendrën COD në Kryeministri është festuar 25-vjetori i Prezencës dhe Bashkëpunimit Zviceran në Shqipëri.

Christoph Graf, Ambasador i Zvicrës në Shqipëri çeli aktivitetin dhe theksoi se ekzistojnë lidhjet të forta midis Zvicrës e Shqipërisë pas tranzicionit postkomunist. “Zvicra vazhdon ta mbështesë Shqipërinë në rrugën e integrimit europian” tha Graf.

Të pranishëm në këtë festën e 25-vjetorit ishin edhe dy ish Ambasadorë të mëhershëm të Zvicrës, të cilët sollën kujtimet e tyre dhe përvojat e bashkëpunimit me misionin e zhvillimit te ekonomisë dhe turizmit, siç janë kontributi për projektin e hidrocentralit të Fierzës dhe bashkëpunimin për ta kthyer Komanin në një qendër të zhvilluar turistike, e më gjerë.

Pra, Christian Schmed, Zv. Shef i Misionit në Shqipëri 1992-1997 dhe Francis Cousin, Ambasador i Zvicrës në Shqipëri 2000-2002 sollën në kujtesë disa nga këto projekte dhe emocionet që kanë përjetuar me miqtë shqiptarë. Veprimtaria kaloi me diskutime rreth bashkëpunimit në një panel më Ministren e zhvillimit urban Eglantina Gjermeni, Koordinatorin e Përhershëm të OKB-së, Brian Williams e më gjerë.

Ndërsa Sekretari i Shtetit të Departamentit Federal për Punët e Jashtme Nicolas Brühl ka folur për marrëdhëniet miqësore mes dy vendeve. Brühl u shpreh se në futbollin zviceran gjysma e lojtarëve të futbollit janë nga trevat shqipfolëse, që janë gjithashtu edhe shtetas zviceranë.

Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati kujtoi në këtë 25 vjetor të marrëdhënieve “se Zvicra është donatori më i madh bilateral në Shqipëri, që ka ofruar ndihma humanitare që nga vitit 1990 dhe mbështetet tranzicionin e Shqipërisë me 20 milionë CHF (franga) në vit. Gjatë festimit pati edhe ngjarje kulturore, duet i muzikantëve Timorosso ka luajtur në Alphon, një instrument muzikor tradicional zviceran.

Ndërsa fotografi i njohur Roland Tasho prezantoi një ekspozitë fotografike me shembuj të suksesshëm të zviceranëve që jetojnë në Shqipëri, dhe të shqiptarëve që jetojnë në Zvicër.

Festimet e 25-vjetorit të marrëdhënieve Zvicër-Shqipëri do të vijojnë edhe më 13 shtator, ndërsa më 14 shtator do të jepet premiera e filmit dokumentar “Ballafaqim me të kaluarën” dhe pritet të diskutohet në një panel rreth këtij filmi.

[gallery]23870[/gallery]
Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Shifrat rekord/ Malli i importit ‘mbyt’ prodhimin ‘Made in Albania’! Janar-Qershor u importuan 597 mijë tonë ushqime

Shifrat rekord/ Malli i importit ‘mbyt’ prodhimin ‘Made in Albania’! Janar-Qershor u importuan 597 mijë tonë ushqime